Inceneratori i Tiranës, mbyllen hetimet dhe për ish deputetin e PS, Bllako

IncenatorNë Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur sot se ka mbyllur hetimet për ish sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqo Bllako, lidhur me përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiranës, duke kërkuar dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

 

Zoti Bllako akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në dy raste. Kodi penal parashikon për këtë vepër, një dënim që shkon nga 4 deri në 12 vite burgim.

Në dhjetor të vitit të kaluar , Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhërat e parë të arrest për inceneratorin e Tranës, mes të cilëve dhe zoti Bllako, ish ministri i Mjediit Lefter Koka si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zot, të konsideruar si pronarët e vërtetë. Të katër ishin përfshirë më herët dhe në rastin e dy inceneratrëve të tjerë, në Elbasan dhe Fier.

Në gusht të këtij viti, ndërsa mbylli hetimet për pjesën dërrmuese të të arrestuarve, Prokuroria e prej tyre,çështjen e zoti Bllako.

Sipas njoftimit të sotëm, për ish Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, gjatë hetimeve janë konstatuar akte korruptive në dy raste, kur ai “ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt 119.751 euro dhe 7,5 milionë lekë”.

Në rastin e shumës në euro, ajo rezulton se është përfituar nga pronarët de facto të shoqërisë që kishte marrë me koncension ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, sipërmarrësit Zoto dher Mërtiri, “si pagesë për blerjen e pajisjeve për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako në Ersekë”.

Ndërsa shuma prej 7,5 milionë lekësh, sipas hetimeve, i është kërkuar Zotos, si pagesë për Vladimir Bezhanin, i propozuar nga zoti Blako, si këshilltar i jashtëm i ministrit të kohës, Koka. “Gjatë kohës që Vladimir Bezhani ishte këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton, sipas orientimit të të pandehurit, Alqi Bllako duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor, që i shërbyen shoqërisë propozuese të shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm për propozimin e pakërkuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

Zoti Bllako u arrestua në mars të vitit 2022, fillimisht për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Fierit. Ai u akuza për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsio” në dy rast, dhe u dënua vitin e kaluar me 4 vjet burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u konvertua në 2 vjet e 8 muaj.

Paralelisht ndaj tij u ngrit akuza për “shpërdorim detyre” dhe për rastin e Elbasanit, por Gjykata e Posaçme e shpalli atë të pafajshëm. Por vetëm 10 ditë më parë, Apeli i Posaçëm, e shpalli sërish atë fajtor, duke e dënuar po me 4 vjet burgim, të konvertuara në 2 vjet e 8 muaj.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>