Dokument.
(Përkthim i lirë nga maqedonishtja)
“Në Kosovë dhe Metohi jetojnë shumë shqiptarë të cilët për shkak të urrejtjes shoviniste ndaj elementit sërb në atë krahinë, nuk marrin pjesë aktive në radhët e Luftës Nacionalçlirimtare. Është e domosdoshme që Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë të dërgojë menjëherë dy “çeta” partizanësh dhe vullnetarësh në Lumë dhe në krahinën në veri të Shkodrës. Ato dy “çeta” duhet të takohen me “çetat” e Metohisë dhe në një bashkëpunim të ngushtë të punojnë në mobilizimin e masave shqiptare nga Kosova e Metohija për luftë kundër okupatorit dhe për të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës dhe Metohisë për të vendosur vetë për veteveten.
Që ta lehtësojë mobilizimin e shqiptarëve në atë krahinë, Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë emëron Fadil Hoxhën si komandant të gjitha forcave nacionalçlirimtare në Kosovë e Metohi. Detyrat aktluale na obligojnë që ta popullarizojmë luftën e shqiptarëve dhe sërbëve në Kosovë e Metohi, luftë e cila bëhet nën komandën e Fadil Hoxhës. Lufta që e bën kjo ushtri nën komandën e Fadil Hoxhës, do të jetë garancë për popujt e Kosovës dhe Metohisë se do të vendosin vetë për veten e tyre.”
Ne ishim të vetëdishëm që këto masa nuk do të çonin deri te kthesa në qëndrimin e masave shqiptare. Ishte akumuluar një urrejtje tepër e madhe e masave shqiptare kundër Mbretërisë Jugosllave, në të cilën shqiptarët i ishin nënshtruar jo vetëm përndjekjes nacionale, por edhe zhdukjes fizike.
Светозар Вукмановиќ – Темпо “Борба за Балканот“
Мисла, Скопје 1982
Faqe 120
(Huazuar nga VK)