Ljubço Georgievski takon Radevin: Kërkohet përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së

GeorgievskiPresidenti bullgar Rumen Radev priti për një vizitë ish-kryeministrin e RMV-së Ljubço Georgievski me kërkesë të liderit të VMRO-Partia Popullore, raportojnë mediat bullgare.

 

“Dialogu politik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohet në të gjitha nivelet dhe mund të japë rezultate kur të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe zbatimin e konsensusit evropian nga viti 2022”, theksoi Radev.

Në bisedë, Radev shprehu shpresën se qeveria e Maqedonisë do t’i qaset sa më shpejt përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, si dhe shprehu pritjen që të ndalet “gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve” në Maqedoni.

Georgievski, nga ana e tij, theksoi se është për dialog shumë më aktiv në marrëdhëniet bilaterale dhe mbështet përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë dhe garantimin e të drejtave të tyre.

alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>