Ndryshimet kushtuese, Taravari: Na jepni 1 vit! Mickoski thotë se nuk lëviz as një milimetër nga ajo që ka thënë

Arben Mickovski

Kryetari i ASh-së Arben Taravari në Daily Click i pyetur për ndryshimet kushtetuese, kërkoi durim 1 vit që kur kanë hy në Qeveri, sepse siç tha Qeveritë e kaluara nuk i bënë ato që nga viti 2014.

 

-Ne e kishin një kushte ndaj VMRO-së që të bëhet?
-6 muaj ka qenë afati?
-Po 6 muaj.
-Prandaj pyeta a mbahet fjala e thënë?
-Por analizoni edhe rrethanat , sepse pot ë ishte çdo gjë në rregull…
-Po edhe fjala kur thuhet, duhet të shikohen rrethanat..
-A janë premtuar edhe më parë ndryshimet kushtetuese? 2014, 16, 17, 20
-Po
-Po na jepni bre 1 vit, atyre ju keni 10 vite.
-Ne ju japim edhe 2 vite, por ju vet keni thënë 6 muaj.
-Jo, insistimi jonë është vazhdimisht që sa më shpejt të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

 

E kryeministri Mickoski thotë se nuk lëviz as një milimetër nga ajo që e ka thënë deri tani.

“Unë nuk e kam ndërmend të lëviz as një milimetër nga ajo që e kam thënë, e them tani, dhe do ta them në të ardhmen. Kërkoj zgjidhje, zgjidhje me dinjitet, kemi vendim dinjitoz në tavolinë, dhe ato janë ndryshime kushtetuese me prapaveprim, urdhëroni flasim”, tha Hristijan Mickoski.

 

Ndryshe, për shkak ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht futjen e bullgarëve në kushtetutë, e cila nuk po bëhet, është bllokuar rruga e Maqedonisë se Veriut drejtë BE-së.

tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>