Nikoloski në vizitë në Kosovë është biseduar edhe për lidhjen e mundshme rrugore Tetovë-Prizren, ranë dakord për formimin e grupeve punuese / Bilall Kasami më 9 janar 2025 deklaroi “Veç më janë formuar grupet e punës…”

aleksandar-nikolovskiNikoloski në vizitë në Kosovë, bisedime për lidhjen hekurudhore mes Shkupit dhe Prishtinës dhe ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren

 

Çështja e lidhjes hekurudhore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës si dhe ndërtimi i një stacioni të përbashkët hekurudhor që do të lehtësojë procedurat kufitare në transportin e mallrave dhe udhëtarëve është hapur gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandër. Nikoloski, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekoli Shakiri dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski.

 

Në takim me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliju, është biseduar edhe për lidhjen e mundshme rrugore dhe ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren me ndërtimin e një tuneli të përbashkët si pikë kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

 

 

– Të dyja palët ranë dakord për formimin e grupeve punuese që do të shqyrtojnë mundësitë për realizimin e këtij projekti – njoftoi Ministria e Transportit.

 

Në kuadër të vizitës delegacionet kanë vizituar disa projekte infrastrukturore që janë duke u realizuar në Kosovë dhe të cilat janë me rëndësi rajonale.

 

“Të dyja palët u pajtuan se Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë ekonomik dhe politik dhe theksuan nevojën për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksojnë Ministria e Transportit.

“Nova Makedonija”

 

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami më 9 janar 2025 deklaroi se në vitin 2025 do të shpallet tenderi për projektimin e tunelit. 

“Veç më janë formuar grupet e punës të cilët punojnë në drejtim të shpalljes të tenderit për projektimin e tunelit dhe në bashkëbisedim me drejtorinë e Rrugëve Shtetërore, jemi dakorduar që edhe projektimi i segmentit nga Tetova deri në hyrje të tunelit të futet në Programin e Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore. Besoj se në 2025 do të shpallet edhe tenderi për projektimin e tunelit, por edhe do të nisë projektimi i segmentit nga Tetova deri në hyrje të tunelit ”, tha Kasami. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>