Avash-avash shkojmë drejtë kushtetutës qytetare, ashtu si që paralajmëroi edhe Arben Taravari

Blerim_Sejdiu_ARtaZgjedhjet lokale, Sejdiu: Vota nuk ka përkatësi etnike, do të mbështesim partnerët

 

Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Sipas tij, vota nuk ka përkatësi etnike dhe ata nuk mund të ndalojnë që qytetarët e përkatësive të tjera t’i votojnë. Sejdiu, i pyetur për legjitimitetin që del nga vota e pastër shqiptare, tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ata parlamentaret.

 

Ju pyeta sidomos për VMRO-DPMNE-në sepse si u bë që të kërkohet bashkëpunim me një parti maqedonase pasi dihet se në zgjedhjet kaluara parlamentare, koalicioni VLEN thirrej në legjitmitetin e votës së pastër etnike shqiptare. A nuk jeni pak kontradiktor?

 

“Zgjedhjet lokale dallojnë shumë nga zgjedhjet qendrore dhe parlamentare. Në flasim për zgjedhje lokale tani dhe pyetja ishte e tillë. Në raundin e dytë, në disa qytete ku ne do të garojmë, normalisht se nëse ngelet një parti e caktuar që është me ne në partneritet, në koalicionim dhe nuk ka kandidatin e saj në rrethin e dytë, normalisht se do të përkrahemi njëri me tjetrin”, u përgjigj Blerim Sejdiu, Lëvizja Besan në alsat.

 

Rifreskim:

“Neve ndoshta na duhet një kushtetutë qytetare dhe duhet të mendojmë për këtë opsion”, tha Arben Taravari, kandidati presidencial i opozitës së bashkuar shqiptare, në një bisedë me gazetarin Branko Geroski më 29.02.2024, duke konfirmuar se kushtetuta qytetare do të thotë se Maqedonia definohet si shtet i të gjithë qytetarët që jetojnë në të.  (https://plusinfo.mk/vredi-da-razmislime-i-za-gra-anski-ustav-arben-taravari-predlaga-smela-ide-a-vo-presret-na-izborite/)

Sa për informim, politikanët maqedonas si Branko Cërvenkovski dhe Ljubomir Fërçkovski ishin ata që tentonin që të hiqen nacionalitetet nga kushtetuta dhe ishin ideatorët / përkrahësit e Kushtetutës Qytetare për Republikën e Maqedonisë ndërsa politikani si Arbër Xhaferi ishte kundër Kushtetutës Qytetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>