Ushtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e granatahedhësit MK-19

fskNë kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.

FSK ka njoftuar se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>