Pas një grindjeje të paprecedentë para kamerave, presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij ukrainas Zelenskyj ndërprenë takimin e tyre në Uashington.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e akuzuan dhe qortuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski përpara kamerave. Pas disa përplasjeve verbale takimi u ndërpre. Edhe konferenca e planifikuar për shtyp u anulua. Më pas Zelenski u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Trump dhe Zelenski pritej që të nënshkruanin marrëveshjen e partneritet për shfrytëzimin e lëndëve të para.
Trump Zelenskit: Rrezikon një Luftë të Tretë Botërore
Para ndërprerjes së bisedës Trumpi e sulmoi ashpër Zelenskinme fjalët “Ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve. Ju po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore”. Trump tha gjithashtu se është turp nga ana e Zelenskit që kërkon garanci sigurie nga SHBA-ja.
Akuza me zë të lartë
Gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë Trumpi e akuzoi Zelenskin se nuk ishte aspak mirënjohës. “Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes në këtë mënyrë”, shtoi presidenti amerikan.
Trump i kërkoi Zelenskit të ndryshojë qëndrimin e tij. Po ashtu Trumpi i priste vazhdimisht fjalën presidentit ukrainas ndërsa ky përpiqej të përgjigjej. Në disa raste pati këmbime të ashpra fjalësh.
Trump kërcënoi se do ta linte vetëm Ukrainën në luftën kundër Rusisë, nëse Ukraina nuk do të arrijë një marrëveshje me shefin e Kremlinit. “Ju ose do të bëni marrëveshje ose ne do të largohemi,” tha Trumpi.
dw