Kujtojmë se, më 8 shtator të vitit 2021 në spitalin modular në Tetovë nga fatkeqësia e shkaktuar dhe si pasojë e materialit të ndërtimit jo rezistente ndaj zjarrit u dogjën për së gjalli 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.
Çudi, se si deputeti i Tetovës, Ministri i Mickovskit, i harroi, nuk i përmendën dhe nuk kërkon drejtësi edhe për 14 viktimat e Tetovës, kur të gjithë e dinë, besoj se edhe ai vetë, se deputet u bë nga vota e Tetovarëve!!!???
Në atë kohë, Lëvizja Besa ishte në koalicion parazgjedhor me LSDM-në dhe ishin në qeveri në koalicion me BDI.
Ministri i Shëndetësisë në atë kohë ishte Venko Filipçe (LSDM), ndërsa Kompania “Brako DOO” ishte fitues i tenderit dhe ndërtues i spitaleve modulare, njeri i afërt me Kryeministrin e atëhershen Zoran Zaev.
Në vitin 2023, Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi (drejtor i spitalit të Tetovës nga BDI) dhe Artan Etemi (drejtor ekonomik nga Lëvizja BESA) me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat.
Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.