Sheval Tabakoviç dhe çmimi i harresës së gjenocidit

Sheval TabakovicSi përfundoi jeta e një të mbijetuari të gjenocidit, në një tjetër gjenocid.

Në verën e vitit 1992, qyteti i Vishegradit në Bosnjë u kthye në një thertore.

Pas marrjes së kontrollit të qytetit më 14 prill nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paramilitarët serbë, ata çarmatosën menjëherë 6,500 boshnjakët që kishin mbetur.

Gjatë tre muajve të ardhshëm, banda nacionalistësh serbë të Bosnjës nisën një fushatë masakrash që la pas vetes 3,000 të vrarë.

Mes tyre ishte një rrobaqepës 75-vjeçar me emrin Sheval Tabakoviç. Në çastet e fundit të jetës së tij, është e mundur që rrëmbyesit e tij ta kenë njohur nga shenja e rëndë në qafë — një plagë që gjyshërit e tyre ia kishin shkaktuar në vitin 1942.

 

Çetnikët PartizanLufta e Dytë Botërore

Sheval (Hasan) Tabakoviç lindi në vitin 1917. Dihet pak për jetën e tij, përveç faktit se punonte si rrobaqepës. Në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ai kishte një grua dhe tre fëmijë të vegjël — të moshës dy, tre dhe katër vjeç.

Në vitin 1941, Vishegradi dhe rrethinat e tij u bë fushëbetejë, për të kursyer plumba, ekzekutonin viktimat me thika, çekiçë dhe sëpata. Masakrat e tyre ishin aq brutale sa tronditën edhe vetë nazistët.

Aq mizorë ishin sa që zhdukën komunitete të tëra myslimane, me synim krijimin e një shteti etnikisht të pastër serb.

Vendi më i zakonshëm për ekzekutime ishte Ura e Mehmed Pashë Sokoloviqit. Kjo urë otomane mbi lumin Drina, e famshme edhe nga romani fitues i Çmimit Nobel “Ura mbi Drinë” nga Ivo Andriç, u kthye në skenë krimesh.

Në fillim të vitit 1942, 26-vjeçari Sheval Tabakoviç u soll në urë së bashku me shumë fqinj të tij për t’u masakruar. Çetnikët ia prenë fytin dhe e hodhën në ujërat e thella të Drinës.

Megjithatë, Tabakoviq arriti të dalë gjallë në breg. Banorët vendas e ndihmuan dhe ai i mbijetoi masakrës.

Fatkeqësisht, gruaja dhe tre fëmijët e tij nuk patën të njëjtin fat.

 

Vitet e “Vëllazërim-Bashkimit”

Gjatë periudhës së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (1945–1992)

Programi i tij, i quajtur “Vëllazëri dhe Bashkim”, synonte të krijonte një identitet jugosllav përmes punës dhe shërbimit ushtarak. Gjatë viteve, Tito njohu edhe myslimanët sllavë si grup i veçantë brenda Jugosllavisë.

Megjithatë, vizioni i tij rezultoi i dështuar. Plagët e Luftës së Dytë Botërore nuk u shëruan kurrë plotësisht.

Përveç disa figurave ustashe dhe çetnike, shumica e kriminelëve të luftës nuk u ndëshkuan. Një kod i heshtjes i detyroi njerëzit të mos flasin për krimet e së kaluarës.

Në këtë realitet, shumë nga autorët e masakrave jetuan për dekada mes fqinjëve të tyre.

Sheval Tabakoviç thuhet se iu kthye punës si rrobaqepës në Vishegrad gjatë kësaj periudhe. Shenja në qafën e tij dhe fytyrat e çetnikëve të dikurshëm që shëtisnin rrugëve e kujtonin gjithmonë ditën e tmerrshme mbi urë.

Në një qytet kaq të vogël si Vishegradi (rreth 21,000 banorë në regjistrimin e vitit 1991), ai u bë simbol i të mbijetuarve të gjenocidit të vitit 1942.

Ai dhe disa të tjerë ishin kujtesa e gjallë e një gjenocidi që shumica preferonin ta harronin.

 

Vishegrad, 1992

Pasardhësit e çetnikëve u kthyen në Vishegrad verën e vitit 1992. Brenda pak javësh, elitat e qytetit u zhdukën, dy xhami u shkatërruan dhe shtëpitë u grabitën.

Shkollat u kthyen në kampe përqendrimi, hotelet në shtëpi publike ku qindra gra u përdhunuan dhe u vranë.

Udhëheqësi i shumë prej këtyre krimeve ishte Milan Lukiç, 24 vjeç, tani i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e afro 130 myslimanëve në Vishegrad.

Edhe pse xhaxhai i Lukiçit ishte vrarë nga ustashët myslimanë në 1942, gazetari Chuck Sudetic shkroi se ai “vrau më shumë njerëz gjatë luftës në Bosnje se kushdo tjetër.”

Në një email të interceptuar në vitin 2005, Lukiç lavdëronte bashkëpunëtorët e tij të luftës duke deklaruar:

Vetëm falë tyre, nuk u përsërit gjenocidi i Luftës së Dytë Botërore ndaj serbëve.

Në 1992, pa treguar asnjë shenjë pendese apo reflektimi, Lukiç dhe çetnikët e tij nisën spastrimin etnik të myslimanëve të Vishegradit me një brutalitet makabër.

Çdo ditë, dhjetëra — madje edhe qindra — burra, gra dhe fëmijë u ekzekutuan mbi Urën e Vjetër dhe u hodhën në Drinë.

Ata që “patën fat” u qëlluan me armë.

Nga çdo dritare në Vishegrad shihej lumi Drina dhe ura e tij. SHeval Tabakoviç ka të ngjarë të ketë qenë dëshmitar i këtyre masakrave.

Për arsye të panjohura, ai nuk u largua kurrë nga Vishegradi — as kur historia po përsëritej para syve të tij. Kur çetnikët iu afruan më 20 maj 1992, ishte tepër vonë.

 

Urra e DrinësSot

Mbetjet e Sheval Tabakoviçit u gjetën në Liqenin e Peruçacit në vitin 2010, së bashku me mbi 200 myslimanë të masakruar përgjatë Drinës.

Në vitin 2013, efendiu Harun Hoxhiç udhëhoqi ceremoninë përkujtimore për Tabakoviçin, i cili u varros pas 20 vitesh në fund të lumit Drina.

Sipas Hoxhiçit, autorët e vrasjes mund të kenë qenë të vetëdijshëm për statusin e tij si i mbijetuar i gjenocidit. Prandaj, ata ia lidhën këmbët para se t’ia prisnin fytin — për të siguruar që të mos dilte më kurrë në sipërfaqe.

 

Hoxhiç lexoi një poezi të shkruar nga Velid Bajramoviç:

 

Viti 1942.
Ura e Vishegradit.
E sollën SHeval Tabakoviçin.
Ia prenë qafën me thikë, e hodhën në Drinë.
…Ai doli.

 

Viti 1992.
Ura e Vishegradit.
E sollën Sheval Tabakoviçin.
Ia prenë qafën me thikë, e hodhën në Drinë të lidhur me litarë.
…Nuk doli më.

 

Duke komentuar poezinë, efendiu Hoxhiç dha një paralajmërim të fortë për pasojat e harresës ose të tolerimit të gjenocidit:

Poezia është mjeti më i thjeshtë për të treguar çfarë do të thotë të harrosh një krim, çfarë do të thotë të ndalohet të flasësh për një krim, dhe çfarë do të thotë të jesh pasiv përballë kujtesës së një krimi.

Për pesëdhjetë vjet, Sheval Tabakoviç e dinte kush ia preu fytin herën e parë. E dinte kush i vrau gruan dhe fëmijët. E dinte, por nuk iu lejua të flasë.

Sot, Sheval Tabakoviç ekziston vetëm në fotografi. Një foto e tij ndodhet në hyrje të Muzeut të Krimeve kundër Njerëzimit dhe Gjenocidit në Sarajevë. Shenja e fytit nga viti 1942 është mezi e dukshme.

Shqipëruar nga anglishtja – autori Grady Bolding

Si është e rregulluar kohëzgjatja e kujtesës tek kafshët

Njeriu  – gjithë jetën – Kujtesa më komplekse dhe e personalizuar

Elefanti – 30–50 vjet – Kujton rrugë, burime uji, individë për dekada

Delfini – 20–25 vjet – Kujton zëra e shokë pas shumë vitesh

Gomari – 10–25 vjet – Kujton rrugë, njerëz dhe përvoja

Kali – 10–15 vjet – Kujton trajnerë dhe sjellje

Qeni – 5–10+ vjet – Kujton komandat, njerëzit

Sorra/Korbi – 5–10 vjet – Kujton fytyra dhe rreziqe

Macja – 2–5 vjet – Kujton ambientin dhe njerëzit

Papagalli – 2–3+ vjet – Kujton fjalë dhe zëra

Lopa / Delja – 1–3 vjet – Kujtojnë individë në tufë dhe vendet

Peshku – 2 javë – 5 muaj – Kujton ushqim dhe vendndodhje në akuarium

Miu – disa javë – disa muaj – Kujtojnë labirinte dhe burime ushqimi

Insektet – sekonda – disa minuta – Kujtesë shumë e kufizuar, përveç orientimit te bletët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>