Një vend nuk ka miq, vetëm interesa

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Liria është e drejta për të bërë çfarëdo që ligji lejon. Shprehjet e urrejtshme ose me paragjykime në lidhje me një individ ose grup forcojnë ndjenjat dhe qëndrimet negative. Gjuhët e urrejtjes nuk janë vetëm pasojat e urrejtjes, por edhe shkaqet për urrejtje. Kjo e bën më të vështirë për të shtypur tekste me paragjykime.Gjendemi në buzë të humnerës. Zgjohuni! Megjithatë, nëse ti qëndrosh në buzë të një shkëmbi, nuk është e sigurt se një hap përpara është një përparim. Duhet zgjedhur hapat adekuate për të shpëtuar nga ferri.

***

Rusia fashiste krijon frikë të skajshme në fqinjët e saj. Vendet e NATO-s duhet të riarmatosin forcat e tyre ushtarake për të penguar dhe zbutur rrezikun. Ajo i vuri ata në një situatë të dëshpëruar. Balanca e pushtetit funksionon kështu: Kur njëra palë bëhet shumë e madhe, të tjerët do të përpiqen të përgjigjen duke u bërë më të mëdha.

Kosova, shteti më i ri i Evropës është një shtet fantazmë. Çetnikët inkurajohen, imitojnë dhe frymëzohen nga terrori i vëllezërve sllavo-ortodoks rus në Ukrainë; përpiqen ta destabilizojnë më tepër Kosovën dhe aneksimin e veriut të saj. Qeveria e korruptuar dhe e zhytur në krimin e organizuar nuk ka kontrollin e zonës së Mitrovicës dhe as që ka kapacitetin për të kontrolluar atë. As që ka kontroll mbi të gjitha zonat dhe qytetet në këtë shtrirje. Definicioni i një shteti kërkon një territor të përcaktuar me një popullsi të përhershme dhe kontrolli i qartë i kufirit. Qeveria duhet gjithashtu të kontrollojë territorin, ndërsa asnjë tjetër të mos ketë pretendime mbi të. Ky përshkrim nuk i përshtatet termit “Shteti i Kosovës”. Serbët i kontrollojnë të gjitha pjesët e zonave të tyre të dëshiruara.

***
BE është krejtësisht joparimore, e pandershme dhe cinike kur bëhet fjalë për çështjen e pazgjidhur shqiptare. Ishin “Fuqitë e Mëdha” të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia) të cilët në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) e copëtuan Shqipërinë. Feja myslimane e shumicës së shqiptarëve ka luajtur një rol në motivet e të mallkuarve për aktin barbar.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

***

Mjedisi ekstrem islamik shqipfolës ka kontakte me ekstremistë në vendet e tjera në Evropë dhe në zonat e konfliktit. Të luftohet radikalizmi islamik duke i neutralizuar kriminelët e rrezikshëm, por në heshtje. Mos të ngrihet zhurmë në 35, sepse ashtu e çojmë ujin në mullirin e armiqve. Kjo pakicë e vogël e radikalëve islamik nuk përfaqëson shqiptarët mysliman.

Diferenca fetare nuk pengon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në trojet e shqiponjave. Vendi shërben si një “Simbol i fuqishëm” në botën e sotme; – e konfirmoi tolerancën fetare edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij Shqipërisë me 21 Shtator 2014.

***

BE-ja nuk ka dashur shtet mysliman në Evropë.
Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës së kaluar (1992-95) mbeti pa asnjë ndihmë të vërtetë për shkak të frikës së Evropës nga shtetet myslimane në tokën e saj! Boshnjakëve u mohohej mbrojtja nga barbarizmi serb, BE e vendosi embargon e armëve ashtu që boshnjakët duarthatë nuk kishin me çka të mbrohen ndërkaq çetnikët posedonin gjithë mjetet luftarake që dëshironin.

Kjo mund të duket si një paradoks. Politikanët e BE që sot aprovojnë dhe lejojnë emigracionin masiv nga Afrika-Azia (duke kolonizuar dhe dëmtuar rëndë vendet e veta) dhe “integrimin” e myslimanëve jo-evropianë, janë të njëjtët që dëmtuan rëndë myslimanët e vetë të Evropës!

***

Edhe të krishterët edhe myslimanët kanë fundamentalistët e tyre. Opinionet në autoritetin e Biblës dhe Kuranit mund të shkaktojnë veprime dramatike.

Shumë komunitete myslimane të shteteve afrikane-aziatike kanë bërë më pak progres se komunitetet e krishtera, kur vjen puna për të parandaluar keqpërdorimin politik të fesë. Kjo është për shkak se u ngadalësuan në zhvillimin e tyre nga shtypja Perëndimore (ish shteteve kolonialiste evropiane) apo ndërhyrje në punët e tyre të brendshme. Prandaj, edhe interpretimi i tyre i Kuran-it më tepër përputhet me Mesjetën.

Duke mos ndarë Kuranin dhe kulturën islame dhe formimin e saj gjatë shekujve, e cila rritet në ekstremizëm, ne kemi bërë një gabim të madh. Po, Kurani është origjina, por a është shkaku i drejtpërdrejtë i mjerimit?

Mjerimi nuk është për shkak të besimit të tyre, për të cilin shumica prej nesh kemi shumë pak dituri, por për shkak të kulturës dhe vlerave të tyre. Kultura myslimane është në një masë të madhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kulturën tonë dhe vlerat tona evropiane. Për shembull, martesa mes kushëririt dhe kushërirës është e zakonshme për ata; për shqiptarët është një incest i gërditshëm…

***

Shqiptarët e komunitet mysliman praktikojnë “Islamin burimor”. Megjithatë, disa shqipfolës, të paguar nga inteligjencat e huaja dashakeqëse – që u pengon harmonia, respekti reciprok dhe bashkëjetesa fetare në trojet e shqiponjave – gjithmonë do të pretendojnë se Islami është fe e terrorizmit. Qëllimi i tyre është djallëzor: përçarje, ndarje dhe urrejtje – lufta civile vëllavrasëse.

Forcat kryesore lëvizëse të ekstremizmit janë mjetet aktuale, për të përhapur frikë dhe urrejtje. Ne nuk duhet të biem në kurthin e ngritur nga ekstremistët. Atëherë ekstremistët arrijnë konfirmimin e botëkuptimit që ata duan për të krijuar, dhe rekrutimi i tyre rritet. Zgjidhja është një komunitet më i fortë gjithëkombëtar që formon një unazë rreth vlerave tona themelore: demokracia, solidariteti dhe toleranca.

***

Opsionet në mes të këqijve:

Luftimi i ekstremizmit nganjëherë kërkon bashkëpunim me ekstremistët.

Lufta kundër ekstremizmit duhet të bëhet në shumë mënyra dhe në “fronte” të ndryshme. Ndonjëherë është gjithashtu e nevojshme të krijojmë aleancë me një lloj të caktuar të ekstremistëve për të luftuar dikë që përbën një kërcënim më akut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore – në luftën kundër nazizmit dhe fashizmit – u krijuan aleanca të gjera të shteteve të ndryshme, ku të gjitha nuk ishin të botës demokratike. Në aleancë me regjimin totalitar stalinist Bashkimin Sovjetik, demokracitë Perëndimore mundën të mposhtin regjimin e Hitlerit dhe imperializmin racist japonez. Kjo aleancë nuk ishte nga dashuria, por interesat e palëve përputheshin. Kjo ishte për të mirën e njerëzimit. Pa e bërë stalinizmin më të mirë, dhe pa injoruar aspektet kolonialiste dhe raciste të demokracive Perëndimore.

Politika reale është shpesh në lidhje me zgjedhjen në mes të këqijave. Megjithatë, është e rëndësishme që të mbahemi fuqishëm në vlerat dhe parimet themelore. Ato duhet të përdoren si një udhëzues për të nuancuar ndërmjet ekstremistëve dhe të zgjedhim të keqen më të vogël – kur është e nevojshme. Vetëm për të promovuar vlerat në afat të gjatë.

Në luftën kundër formave të ndryshme të ekstremizmit, duke përfshirë varietetet fetare, nuk ka zgjidhje të lehta. Në këtë luftë është e rëndësishme për të ruajtur të drejtat themelore të njeriut dhe vlerave demokratike, por insistime absolutiste në parime të tilla mund të bëhen shpejt kundër-produktive. Përveç kësaj, një qëndrim i tillë mund të jetë i standardeve të dyfishta.

Një politikë parimore dhe realiste për të luftuar fanatizmin fetar duhet të bazohet në fakte dhe njohuri, dhe jo paragjykime apo iluzione. Nëse futen në lojë ideologjia dhe interesat e një shoqërie, përgjithësisht objektiviteti domosdoshmërish t’ia lëshon vendin paragjykimit.

Edhe pse ka mbivendosje të qarta midis ekstremizmit politik dhe fanatizmi fetar, ka edhe dallime të rëndësishme midis këtyre formave të ekstremizmit. Kjo vlen veçanërisht për ekstremizmin fetar të rrethit jo-ekstrem. Shumica e njerëzve fetarë nuk janë ekstremistë normativ. Kjo mund të sigurojë një vend për manovra dhe pragmatizëm e cila nuk është aq e qartë kur është fjala për ekstremizmin politik. Këto mundësi duhet të shfrytëzohen për të luftuar më efektshëm kundër fashizmit islamik.

***

Interesat kombëtare:

Janë një koncept thelbësor në studimin e politikës ndërkombëtare. Termi është veçanërisht i fortë brenda realizmit politik.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Interesat kombëtare janë në këtë mënyrë objektive dhe të përcaktuara në kontrast me motivet, synimet, dëshirat dhe ideologjia, që për shqiptarët është subjektive dhe e pamundur për të studiuar në mënyrë të duhur. Një burrë shteti i vënë mënjanë këto elemente subjektive shqetësuese dhe bënë mbrojtjen e interesave kombëtare në një mënyrë racionale.

***

Demokracia nuk mund të imponohet duke eliminuar pikëpamjet rivale; suksesi i saj nuk mund të garantohet as kur ideali fiton një pranim të përgjithshëm. Kjo sepse ajo mbetet e kushtëzuar nga energjitë krijuese të atyre që marrin pjesë në të. Por ajo doemos duhet parë si ideal në do që të mbizotërojë. Ata që besojnë në të duhet të kenë besimin në aspektin pozitiv të njohjes së mangët dhe shprehjes se ajo do të japë rezultatet e dëshiruara.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>