Bashkimi, vetëm bashkimi na nxjer të fort dhe faqebardhë

shpetimNë  Dibrën e Kuvendeve historik, në një takim të Kryesisë së ngushtë, që kishte të bënte me situatën e shqiptarëve në vend, Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë, lëshon KUSHTRIM PËR BASHKIM!

Ne kërkojmë të lidhet Besë  entrashqiptare. Kjo gjendje në të cilën ndodhemi , nuk shërrohet me dhjetë terapi (10 parti politike shqiptare). Le të mos na kapë euforia për lojërat që i bën pala maqedonase. Të kapemi dorë për dore, dhe të formojmë një litar me të cilin do ta ngulfasim baljozin, pasi vetëm ashtu do ta kalonim edhe lumin më të  rrëmbyer. Ne nuk na duhet unitet me fjalë, ne apelojme për solidaritet brendashqiptar në praktikë. Të BASHKUAR do të lartësohemi, do të jemi më me peshë dhe zëri i jonë do të na dëgjohet më largë. BASHKIMET i  kanë dhënë kahje historisë, ndarjet kanë qenë baza e humbjeve , e servilizmit dhe e momenteve më të turpshme të saj. -Le të mos i gënjehet mendja ndokujt se shqiptarët do të fitojnë gjë  të ndarë. Kështu të ndarë dhe të përçarë, edhe një grusht morrash dhe horrash të Gruevskit dhe të kompanisë së tij, do të na poshtërrojnë dhe do të luajnë majtap me ne. Ne godasim me gishta, dhe prandaj një malok i fshatrave të Florinës (Gruevski) po na i thyen një nga një.Të BASHKUAR ne do të jemi një grusht, do të jemi një palë-partner. Të mos jetojmë me thërrimet që bien nga sorfa e Gruevizmit. Duke kërkuar që dikush të na i japë të drejtat tona- ne jetojmë pa dinjitet dhe pa sovranitet. Askush nuk ti jep të drajtat e tua, duhet të luftosh që ti marrësh ato. Të takojnë aqë të drejta sa je në gjendje të marësh, hiç më pak dhe aspak më shumë.

-Mos u mashtroni me ,,luftën” që e bëjnë partite maqedonase, edhe pse ata ,,grinden”, institucionet e tyre punojnë në harmoni më të madhe për ti realizuar Proektet e Çubriliviqit dhe të Millosheviqit. Mos lejojmë që edhe ne të na ndodhë si tek ajo fabula me katër kuajt dhe një ujk, i cili pasi e mashtroi secilin kal veç e veç, në fund i hëngri që të gjithë- gjithashtu, veç e veç. Le të bëhemi një skuadër serioze (për momentin nuk jemi), nuk është e rëndësishme se kush e jep golin, më e rëndësishme është që ta fitojmë lojën. Për momentin, ne jemi duke i dhënë vetes më shumë autogola, se pala kundërshtare gola. Kështu si jemi  të përçarë, edhe shumë vëllezër dhe motra do ta pësojnë fatin e të burgosurve tanë politikë, të cilët dergjen nëpër burgjet e dërzhavës së maqedonasve, do të rrënohen edhe shumë shtëpi, do të nxihen edhe  shumë fate njerëzish, duke lënë shumë gra të veja dhe shumë fëmijë jetimë.   BASHKOHUNI!!

Shoqata e jonë edhe në emër të shumë intelektualëve, të cilët kanë kërkuar që ne ti prijmë këtij aktiviteti, u bën thirje partive politike opozitare, RDK, BESA dhe LR,PDSH që të BASHKOHEN. Vetëm TË BASHKUAR mundemi ta hekin nga skena fatkeqësinë historike që na ka kapluar nga kjo klasë dhe nga ky mentalitet i kontaminuar politik.

Partive politike opozitare shqiptare, ne do t’ua përcjellim qëndrimet tona dhe qëndrimet e shumë intelektualëve shqiptarë gjatë takimeve që planifikojmë ti mbajmë me ata brenda një kohe jo të largët, natyrisht, në rast se ata pranojnë që ta dëgjojnë qëndrimin tonë. (Shpëtim Pollozhani)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>