All posts by A.D.

Mehmeti: Shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe qeverinë

Publicisti Kim Mehmeti vlerëson se shqiptarët në Maqedoni duhet të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, dhe se partitë shqiptare, sipas tij, duhet të mos bëhen partnerë të koalicionit qeveritar, “pa i betonuar disa çështje ndëretnike”.

Këtë nuk mund ta bëjë tenderokrati. Mjafton t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale dhe mjafton që pas zgjedhjeve parlamentare partitë shqiptare mos të marrin pjesë në asnjë koalicion qeverisës, pa u definuar disa çështje që kanë të bëjnë me të drejtat politike shqiptare, tha Mehmeti për RTV21.

Për të më e rëndësishme se zgjedhja e një presidenti shqiptar në Maqedoni, është zgjedhja e dikujt që i di hallet e shqiptarëve dhe se i respekton të gjithë ata pa dallim etnie.

Ndërkohë, ai shton se kërkesat për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni po bëhen për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale dhe të shumta që ka vendi.

E DUA BORËN

-Fletë ditari, per sot, e sot e para 45 vjetësh-
Nga Zeqir Lushaj

-Zeqir Lushaj, NJ, USA, Janar 2014-
sot në shumë shtete të Amerikes
gjendje e jashtzakonshme,- thonë
heeej, mos e bani hajgare:
-kan ra 25 centimetra bor

Reagim

Mona Agrigoroaiei

Ne rradhe te pare, me lejoni t’ju uroj nje Vit i Ri i gezuar dhe me suksese te gjithe shqiptareve dhe veprimtareve te ceshtjes kombetare dhe te them se ne adrese te disa redaksive eshte derguar nje shkrim – Intrigat e deputetes antikosovare Oana Manolescu prej emailit te Baki Ymerit dhe i botuar ne emrin tim personal.Duhet te theksoj se teksti nuk me perket mua, vet Baki Ymeri e ka shkruar, ka shtuar emrin tim dhe e ka derguar ne shtyp. Nuk ia dergova atij per korrekture gjuhesore sic pohon, por vet e ka derguar,me koken e tij per shtyp. Konsideroj se ky tekst duhet terhequr prej faqeve te gazetave, ne rradhe te pare, sepse nuk jam une autorja e tekstit dhe ne rradhe te dyte, sepse teksti permban gjera te palejuara ne zanatin gazetaresk dhe te denueshme, duke perfshire edhe sharjet.

Jam dakord se deputetja Oana Manolescu nuk ka pasur nje pozite korrekte ne lidhje me ceshtjen e Kosoves dhe per kete ceshtje mund te bisedohet shume, por nga ana tjeter une nuk mund te gjykoj qarte situaten nga nje kendveshtrim te pavarur ne lidhje me marredheniet qe i ka Baki Ymeri me personat e tjera te permendura ne kete tekst. Eshte e papranueshme qe ai te (sh)perdor emrin dhe reputacionin tim si publiciste dhe veprimtare e ceshtjes kombetare per interesa te ngushta personale, per t’u ngritur vet ne qiell dhe per te lare hesapet ne publik me njerezit me te cilat eshte ne konflikt. Nese ai ka per te lare hesape ne publik, le ta beje me emrin e tij, jo ne emrin e tjeterkujt! Nuk dua te prononcohem lidhur me situaten e pershkruar ne shkrim, kush ka te drejte e kush nuk ka te drejte, sepse une duhet te perqendrohem si te punoj me mire kunder armiqve sllavo-greke te kombit shqiptar, qe kane pushtuar dhe copetuar Nenen tone, Shqiperine, gje qe u rekomandoj te gjithe personave te implikuar ne kete debat. Dua te theksoj se nuk jam servilja e askujt dhe nuk do te pranoj qe asnje te me merr neper kembe ne kete menyre.

Dua te prononcohem lidhur me nje çeshtje parimore lidhur me kete shkrim,Eshte dicka qesharake se Baki Ymeri vetlavderohet ne tekstin qe vet e ka shkruar se eshte “malësor të Sharrit që hyn në kategorinë e shqiptarëve epopeikë, që sipas Lasgushit nxjerrin tym dhe zjarr nga mushkëritë e tyre të çelnikta”. Askush nuk i mohon kontributin ne fushen letrare, sepse ka perkthyer e botuar gati te gjitha autoret shqiptare nga hapesirat shqiptare te Shqiperise Etnike. Gjithashtu, askush nuk i mohon perpjekjet per t’u angazhuar per te thene te verteten ne lidhje me ceshtjen e Kosoves ne hapesiren rumune. Por, te shihesh veten me hunden ne qiell se je <> eshte mjaft absurde! . Legjende per kombin shqiptar eshte Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili ka luftuar tere jeten perballe hordhive armike osmane dhe ka ngritur Flamurin Kombetar me 28 Nentor 1444 ne Lezhe, kur eshte themeluar Lidhja e Lezhes. Legjende per kombin shqiptar eshte Ismail Qemali, i cili ka krijuar Shqiperine si shtet te pavarur dhe ka shpallur pavaresine me 28 Nentor 1912. Legjenda jane DESHMORET E KOMBIT, te cilat kane luftuar ne betejat clirimtare qe nga lashtesia e deri me sot, qe kane dhene edhe me te shtrenjten e tyre, jeten, per komb dhe atdhe. Kush ska luftuar dhe ska derdhur asnje pike gjaku per kombin e vet nuk mund te quhet legjende!

Une nuk kam lejuar askush te me lavderoje dhe aq me pak nuk jam lavderuar vetvetiu, por u jam perqendruar gjithmone detyrave dhe obligimeve per ceshtjen kombetare, pa synuar karrigun e bute, pa synuar te perfitoj nga kjo asgje. Te mos mendoje se mund dikush te me bleje duke me premtuar karrigun e bute, ashtu sic ka bere edhe Baki Ymeri dikur, kur me ka thene se duhet te behem rugoviste, per te me rekomanduar per ministrine e jashtme apo per ambasaden e Shqiperise, ne momentin kur i kam thene se te mos dergoje asnje shkrim timin ne <> (qe ka qene dhe mbetet <> i Kosoves, per shkak te shpifjeve te saj te uleta antishqiptare!) Nuk do te behem kurre rugoviste. Por do te vazhdoj te punoj, ashtu sic kam bere qe gati 11 vjet, per idealin e Shqiperise Etnike, kunder te cilit titistet – rugovistet e diteve tona gjithmone kane punuar. Pastaj, edhe perdorimi i termit <> ne titull (dmth ne fjalen <> ). Kjo deshmon orientimin e tij titist, prej te cilit distancohem krejtesisht, ashtu sic distancohem krejtesisht prej orjentimit rugovist te Baki Ymerit. Nuk ka shqiptare e kosovare, por ka vetem shqiptare, sepse edhe Kosova eshte treve shqiptare, e cila do te ribashkohet me Shqiperine nje dite.

Nuk u jam perqendruar ne veprimtarine time kombetare zenkave te ngushta mes njerezve, te cilat jane shume te uleta pergjithesisht dhe jane larg synimeve kombetare, bile jane edhe antikombetare, sepse duhet te bashkohemi drejt qellimit te perbashket te ribashkimit te Shqiperise dhe te mos merremi me vetveten. Une kam punuar vetem e vetem per clirimin dhe ribashkimin e Shqiperise Etnike, keshtu qe ky shkrim eshte shume larg synimeve te mia. . U kerkoj gazetave qe kane botuar kete shkrim ta terheqin prej botimit dhe ata qe nuk e kane botuar te mos e botojne fare.

Mona Agrigoroaiei
Rumani, 31 dhjetor 2013

Serbia vrau serbët në lokalin “Panda” në Pejë

Ish shefi i Sigurimit të Brendshëm serb (DB), jep dëshmi se si gjashtë të rinj në kafenenë “Panda” në Pejë janë vrarë nga njësitet e paramilitarit Milorad Ulemek – Legija. Derisa ish komandanti i Njësiteve Speciale Operative (JSO) thotë se gjithçka është bërë me urdhrin e DB-së, në krye me Radomir Markovicin.
Autoriteteve serbe u janë ofruar dëshmi se vdekja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet serbe, raporton Kurir.

Mos shkoni në Siri, porosit kreu Bashkësisë Islame të Maqedonisë

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka bërë thirrje besimtarëve të vet të mos shkojnë për të luftuar në Siri. Kryetari i kësaj bashkësie, Sulejman Rexhepi, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë nuk mund të kontrollohet pasi që ata shkojnë në mënyrë individuale.
“Porosia jonë prej fillimit kur u shfaq ky fenomen, ishte se ne si Bashkësi Fetare Islame jemi kundër përfshirjes së qytetarëve tanë në luftën në Siri”, ka thënë ai.
“Pjesëmarrja e qytetarëve të Maqedonisë në luftën në Siri, nuk mund të kontrollohet pasi shkuarja bëhet individualisht, e jo në mënyrë institucionale. Asnjë person që ka shkuar në Siri nuk është konsultuar me Bashkësinë Fetare Islame”, ka thënë Rexhepi.

Hollande 2 vjet lidhje intime me aktoren, vizitoi sot të dashurën në spital

FRANCE

-Gazetat franceze vazhdojnë të publi
kojnë të dhëna të reja lidhur me aferën e presidentit të Francës. ‘Closer’, që publikoi e para lajmin me fotot e shefit të Elizesë, shkruan se lidhja e fshehte e Hollande zgjat prej dy vitesh. Pra që romanca mes presidentit dhe aktores Julie Gayet, ka nisur gjatë garës presidenciale të vitit 2012.Pas publikimit të informacionit se presidenti kishte një shtëpi të dytë, ku kalonte fundjavat me Gayet, ka ardhur edhe një tjetër hamendësim, shtatëzania 4-mujore e aktores. Gaje, e cila e ka përgënjeshtruar këtë informacion. Aktorja Franceze, deklaroi se do te hidhte ne gjyq revistën për cënim te privatësisë, por as kjo nuk e ka trembur 35n.

Ndërkaq, gazetarja Valerie Trierweiler, e cila ndodhet në spital që prej datës 10 janar, duket se është përmirësuar. Ajo do të lerë së shpejti dhomën e spitalit, për tu përballuar me realitetin e vështire. Ndërkohë mësohet se presidenti Hollande ka vizituar sot Zonjën e Pare, për herë të parë që pas raporteve për afera të publikuara javën e kaluar.

(d.b/BalkanWeb)

Isa Mustafa në mbrojtje të Donika Gërvallës

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për fushatën që sipas tij po zhvillohet kundër, Donika Gërvallës, pas deklaratave të saj në emisionin Rubikon.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e kryetarit Mustafa :Demokracia ua mundëson njerëzve të shprehin mendimin e tyre. Edhe ky është fat yn. Fat të cilit duhet ti gëzohemi. Natyrisht se shpesh shprehja e mendimit nga dikush nuk u pëlqen të gjithëve, disa atakohen e disa, me të drejtë, e kundërshtojnë. Të gjithë nuk kemi informata të njëjta, nuk sillemi në rrethe të njëjta, prandaj edhe nuk mendojmë dhe nuk shprehemi njëjtë. Kështu ndodhi edhe me zonjën Donika Gërvalla, e cila në një emision të Rubikonit shpalosi shumë vrojtime dhe mendime lidhur me Kosovën dhe më gjerë. Nuk dëshiroj të them se çfarë më pëlqeu dhe çfarë jo nga ai emision, por ajo që nuk më pëlqen është fushata që fillon të zhvillohet kundër saj. Jo se atë e dëmton kjo fushatë, por nga fakti se po tregojmë një intolerancë dhe një mungesë të kulturës demokratike.
Është e vërtetë se cilësimet dhe vlerësimet e skajshme, nganjëherë kapërcejnë natyrën politike të të shprehurit dhe janë punë për të tjerët. Por në dritaret e 35ve elektronike dhe në faqet e shtypit, këta muaj kemi përjetuar aq shumë vlerësime që cenojnë dinjitetin personal dhe familjar, aq të pavërteta dhe abuzime me të tanishmen dhe të kaluarën, që konsideroj se është një sinjal i mjaftueshëm se në këtë shoqëri duhet të mendojmë të ndërtojmë standard të përgjegjësisë, edhe për ata që shtrojnë pyetje edhe për ata që japin përgjigje, por edhe për ata që nxjerrin arkiva dhe gjysëminformata për të poshtëruar njerëz dhe familje. Duhet të krijojmë klimë që të thuhet e vërteta, me përgjegjësi. BS

PËRKRENARIA E AT GJERGJ FISHTËS OFM…

Nga Fritz RADOVANI:
Ndoshta, ishte nder rastet e rralla që Populli i Shkodres shihte At Gjergj Fishten, me “përkrenarën” e Françeskanit Shqiptar… Sa kjé gjallë nuk pat nevojë per té!
Askujt nuk i shkonte mendja në Botë se Frati i Gjuhadolit të Shkodres, që pat vue Flamurin e Gjergj Kastriotit në kompanjelin e Kishës me 13 Qershor 1913…Bash me 30 Dhjetor 1940, do të armatosej dhe mbasi vuni edhe “përkrenarën”… do të fillonte atë betejë aq të rrebtë, sa nder pak vende të Botës ka ngja me kenë ndeshja e një Kolosi, që luften e bani me “shpatën” e pakrahasueshme të veten “Hylli i Dritës”… E mbas fitoreve të pasosuna të veta, ulej pranë një blini n’oborr… e këndonte në “Lahutë të Malcis”…
Një Europë “mrrutë”… pat kenë shtangue prej zanit Tij…
E kur e pau me “përkrenare”… nuk iu dha me besue se At Gjergji…u tha: “Paqë”!
Mejtën armët e të gjithë atyne që mateshin me Tarabosh…Ajo “përkrenare” ua nxori kllapinë e sa shekujve perpara, kur nga të kater anët barbarët donin me shue me kenë e mujtun edhe Kështjellat që vazhdonin me i pa nder andrra të hoteleve ma luksoze të kryeqyteteve Europjane…pikrisht, atëherë, kur Gjaku i Shqiptarëve pat ngallnjye!
Dy duer të Shugurueme ngjeshë per parzëm, askujt nuk iu besonte se ishin lidhë per mos me prekë ma me dorë as “heshten” e Tij, me të cilen nuk la anmik pa gjuejtë e rrëzue nder lamije e bregore të lumejve që gjarpnonin nder male e fushat tona!
Heshta e Tij nuk la tradhëtar pa rrëzue perdhé, besa dhe mbasi nuk e perdori ma!
Fëtyra e pashme e gjithmonë e qeshun dukej, sikur ra nder mendime. A thue parandjente doren e hasmit që me thikë i ndej mbas shpine? – Nuk besoj! E cila, nga veprat e Tij nuk ishte kunorë lavdije per Alpet tona e deri poshtë kah Tepelena ynë?
Deri vonë fëmijët e Manastirit, Atij Prijsit Madh mbi kalë, mbasi dielli u zhytej nder strofullat e ujqëve, rrinin tue rravizue mbi dheun e robnuem shkrojlat e Gjergjit…
E bash në Prillin e bukur të Dedë Gjo’ Lulit, Hotnjanët ia thonin Lahutës edhe dy fjalë para se me mbyllë portaret e veta… Edhe pse qejt’ e vazhdonin ulurimen e tyne.
Në pragun e një stuhije të pashoqe që filloi me perkulë edhe kompanjelat, e kur gurtë e tyne filluen me luejtë vendit, një dhimbje ia “këputi Shpirtin”…E Toka, u ça!
Kur të gjithë Shkodranët pritnin me shperthye një ujë i zi si futa që po mbulonte Rozafen, Taraboshin e deri nalt nder Bjeshkët e Nêmuna, veçse, u ndigjue prap një za i mekun që merrte me vete edhe ushtimen e Përkrenarës:

“E n’kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,
Që flijë t’ bahet ndo’i Shqiptar n’ therore,
Qé, mue tèk m’ keni, merrni e m’ bani flij
Për Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqipnia kjoftë e rrnoftë,
E nami i saj përjetë u trashigoftë!…”
***
Kush ishte Ky flij’ i Meshtarisë ?!..
Ky ishte Frati i Sapës së Shqipnisë…
Ky ishte Frati i Flamurit të Lirisë…
Ky ishte Frati i Shkodres së zharitun…
Ky ishte Frati i Kryqit t’ skalitun…
Ky ishte Frati i Derës plot Dashni…
Ky ishte Frati që bekoi çdo shtëpi…
Ky ishte Frati i pajtimit gjaqeve…
Ky ishte Frati i pafundsisë oxhaqeve…
Ky ishte Frati që s’ njohu kurr frikë…
Ky ishte Frati i “Hyllit” plot Dritë…
Ky ishte Frati që s’ iu tremb as shkaut…
Ky ishte Frati i Bukës së Shna Ndout…
Ky ishte Frati i “Lahutës së Malcis”…
Ky ishte Frati i shpatës ‘e i trimnisë…
Ky ishte Frati që i tregoi Parisit…
Ky ishte Frati që daltoi në trung të lisit…
Ky ishte Frati edhe i pikturës…
Ky ishte Frati i arkitekturës…
Ky ishte Frati i kullave të barotit…
Ky ishte Frati i Burrave të Hotit…
Ky ishte Frati i Plav’s e Gucisë…
Ky ishte Frati edhe i Dardanisë…
Ky ishte Frati i lotëve t’ Çamrisë…
Ky ishte Frati i Vorio Epirit…
Ky ishte Frati edhe i Manastirit…
Ky ishte Frati i shpellave t’ Malsisë…
Ky ishte Frati Flam’rit Pavarsisë…
Ky ishte Frati edhe i kangve t’ motit…
Ky ishte Frati i Trojeve t’ Kastriotit…
Ky ishte Frati i një Abetares…
Ky ishte Frati edhe i Përkrenarës…
(Fragment nga dorshkrimi F.R, “Arkivi i Harresës” 2013).

Melbourne, Dhjetor 2013.

Tragjedi e pa fund

nga Bejtullah Sadiku
Krefeld, 24 Dhjetor 2013

Të vrarë në histori
Të vrarë në ekonomi
Të vrarë në politikë
Të vrarë në kulturë
Të vrarë në gjuhë e fjalë
Të vrarë dje, sot e nesër
Të vrarë e të gjunjëzuar
pa ekzistencën e gjallëruar.
Ne gjithmonë:
– të gjykuar;
– të dënuar:
– të shtypur;
– të persekutuar;
– të shfrytëzuar;
– të kolonizuar;
– të robëruar.
A s´flet kjo më tepër se edhe vrasje?!…
Po pra, përsëri të vrarë???!!!…
– në shkolla,
– në histori,
– në kulturë,
– në 35,
– në abetare,
– në alfabet,
– në libra,
– në enciklopedi,
– në pluralizëm,
– në parlamentarizëm,
– në sistem,
– në Kushtetutë,
– në gjithçka.
Pra, asnjëherë kurrë hiç të pa vrarë…?!
Të vrarë:
– në trup,
– në kokë,
– në shpirt,
– në zemër.
Shqiptarë, a ka shqiptarë?
A ndjen kush me ndjenjat shqiptare për këta shqiptarë???!!!
Ju me kompetenca pushtetari e udhëheqësi
bëni një gjiro vizite ekskursioni e shëtitje,
në lëkurën, zemrën dhe shpirtin e kësaj njerëzie,
se ndryshe do u mallkoj haku i gjithë kësaj shqiptarie.

THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

AT SHTJEFEN GJEÇOVI
NË VITIN 2014 BAN 85 VJETË, QË E VRANË TRADHËTARËT…

Nga Fritz RADOVANI■Vllazen e Motra Shqiptarë !
Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së Martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona Shqiptare, të gjithë Bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këte
THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

■KUVENDONI PRANË ATYNE OXHAKËVE TË NDERUEM DHE RRETH SOFRAVE BUJARE SI VLLAZEN…FALNI GJAQET !

■JU LUTEM, DUENI FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT !
NDER ATA MALE JANË ÇERDHET E SHQIPEVE !
JEPNI BESEN E BURRAVE SI ASHT KENË ZAKONI !
MOS U NGUJONI BRE BURRA, TË ATYNE BJESHKËVE…
MOS IA BANI QEJFIN HASMIT TUEJ SHEKULLOR !..

■SHQIPNIA E SHUMVUEJTUN KURRË, KURRË, ASNJËHERË NUK MUND TË RINDERTOHET PA FALJEN DHE PAJTIMIN TUEJ !

JA, ÇKA U THA PARA PUSHKATIMIT AT MATI PRENNUSHI, NJË VLLA I AT SHTJEFEN GJEÇOVIT, VRASËSVE TË VET, SLLAVOKOMUNISTË, NË ZALLIN E KIRIT TË SHKODRES:
“JAM I PAFAJSHEM, PO VDES NË KRYE TË DETYRËS S’EME. RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË PAPA, RRNOFSHIN KATOLIKËT, RRNOFTË SHQIPNIA. UA BAJ HALLALLË GJYQIT DHE ATA QË DO TË SHTIJNË MBI TRUPAT TONË TË PAFAJSHEM.”(Arkivi M. P. Mbrendshme, Tiranë, Dosja 1302)

■KLERIKË SHQIPTARË TË TË GJITHA BESIMEVE !
U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë per faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014 !

■Ju lutem, Nana, Motra e Vajza me futa të zeza…

Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..
Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë …
Banje këte veper Atdhetare e fetare në vitin 2014,
Vitin e 85, të vrasjes së MARTIRIT AT SHTJEFEN GJEÇOVI !

■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:
Prandej, o Zot, prej qiellet
Ti priri sytë mbi né,
E ban që puna t’ kthjellet,
Si asht mirë për Atme e fé,
E gjaku i këtij meshtarit
T’ kjoftë falë per komb t’ Shqiptarit.
1914, (Mbi vorr të At A. Paliq, OFM.)

Me respekt e shpresë…Autori

Melbourne, 24 dhjetor 2013.