Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borell gjatë adresimit të tij në takimin me ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të G7-tës në Munster të Gjermanisë ka kërkuar që të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor.
”Jam shumë i lumtur që jam në këtë qytet historik në Münster, ku u nënshkrua Paqja e Vestfalisë. Është pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane. Është mirë të jesh këtu në një moment në të cilin flasim më shumë për luftë sesa paqe. Unë vij nga Berlini dhe atje kemi diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Ne, nuk duhet t’i japim asnjë justifikim Rusisë që të ndërhyjë në jetën politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor, sepse e ardhmja e tij është e ankoruar në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Borell.
Ai ka kërkuar që të rritet qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor si nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe nga stabiliteti politik dhe qëndrueshmëria ndaj dezinformatave, sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride. Po ashtu, Borell ka thënë se duhet të punohet me shtetet e Ballkanit Perëndimor për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ndërtuar pajtimin mes tyre.
rtk