Kurti denoncon te Kallasi shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve të Luginës nga Serbia

AlbinKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, letër drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, denoncon shtypjen sistematike që regjimi serb dhe Beogradi zyrtar po ushtrojnë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

Kurti ka theksuar se shqiptarët në këtë rajon përballen me diskriminim politik, administrativ, ekonomik, kulturor dhe identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e tyre. Ndërsa në Kosovë, siç ka shkruar Kurti, komuniteti serb gëzon të drejta dhe liri, shqiptarët në Serbi po përballen me pasivizim të adresave dhe spastrim etnik administrativ.

Sipas Kurtit, mbi 10 % e shqiptarëve janë fshirë nga listat e votuesve, duke u privuar nga e drejta për të votuar, ndërsa papunësia në zonat e banuara me shqiptarë varion nga 30 deri në 70 %, shumë më e lartë se mesatarja e Serbisë prej 12 %.

“Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione është tejet i ulët, me vetëm dy shqiptarë nga mbi 1000 punonjës në spitalin rajonal të Vranjës dhe vetëm 12 shqiptarë nga 2000 punonjës komunalë në Medvegjë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu, Kurti ka denoncuar ngritjen e bazave ushtarake serbe në Bujanoc dhe zonat përreth, si dhe vendosjen e 48 bazave operacionale në kufirin me Kosovën. Ai ka shprehur shqetësimin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak të vendosur nga Serbia, duke e cilësuar atë kërcënim serioz që mund të sjellë shpërngulje masive të shqiptarëve.

Kurti ka bërë thirrje për reagim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare, duke e cilësuar trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si të kundërt me vlerat evropiane dhe demokratike shkruan koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>