Kandidati i partisë “Europa tani!”, Jakov Milatoviç fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi. Milo Gjukanoviç që ka përcaktuar prej vitesh politikën në Malin e Zi duhej të pranonte humbjen.
Në Malin e Zi, ish-ministri i Ekonomisë, Jakov Milatoviç ka fituar qartë zgjedhjet e balotazhit për president. Kandidati 36 vjeçar i partisë “Europa tani!” ka arritur të marrë 60% të votave. Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç arriti të marrë vetëm 40% të votave. 61-vjeçari e uroi në natën e zgjedhjeve pasuesin e tij. “Rezultati është si është, dhe nganjëherë mund të humbasësh zgjedhje”, tha Gjukanoviç në Podogoricë.
Fund i erës së Gjukanoviçit
Me humbjen e zgjedhjeve presidenciale nga Gjukanoviç merr fund një epokë në Malin e Zi, në të cilën presidenti aktual ka përcaktuar në masë të madhe politikën e shtetit të vogël ballkanas. Në vitin 2006 Gjukanoviç e pavarësoi Malin e Zi si pjesë të ish-republikës jugosllave dhe në vitin 2017 ia doli të anëtarësojë Malin e Zi në NATO. Vetë Gjukanoviç dhe partia e tij e socialistëve, DPS janë akuzuar gjithmonë për korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar, por ata i kanë hedhur poshtë fajësimet.
Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Jakov Milatoviç e ka vendosur luftën kundër kurrupsionit në fokus të programit të tij dhe ka premtuar një standard më të lartë jetese për qytetarët malazezë. Ai kërkon të forcojë marrëdhëniet e Malit të Zi si me fqinjen Serbinë ashtu edhe me BE. “Brenda 5 vjetësh ne do ta çojmë Malin e Zi në BE”, ka premtuar Milatoviç. Në festimet e përkrahësve të tij, dëgjoheshin thirrjet “Milo, mori fund!”.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Milo Gjukanoviç mori numrin më të lartë të votave, por në balotazh nuk konsideroj si i preferuar. Rivalin e tij e mbështeti i gjithë kampi proserb në Malin e Zi, i cili në fillim doli vetë me disa kandidatë, mes tyre edhe partia e hapur proruse, Fronti Demokratik, DF. Presidenti, që zgjidhet çdo pesë vjet ka kompetenca protokollare në Malin e Zi, por në kohë krize ato konsiderohen të rëndësishme. Kështu tre ditë para zgjedhjeve presidenciale, Milo Gjukanoviç shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet parlamentare më 11 qershor.
la/wa/ack (rtr, dpa, afp)
Fitues i zgjedhjeve në Malin e Zi me shumicë votash, kush është Jakov Milatoviç
Jakov Milatoviç, fituesi i zgjedhjeve me shumicë votash në Malin e Zi, është një ekonomist malazez, i cili shërbeu si ministër i ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik.
Milatoviç studimet universitare në fushën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror të Illinois si student në SHBA, një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës si anëtar i Qeverisë së Austrisë dhe një vit akademik në Universiteti Sapienza i Romës si anëtar i BE-së.
Diplomën e tij master në ekonomi e përfundoi në Universitetin e Oksfordit. Karriera e tij në fushën e ekonomisë është shumë e pasur, pasi ka punuar për shumë biznese bankare.
Në vitin 2019 ai u promovua në ekonomist kryesor për vendet e BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe u bazua në zyrën e Bankës në Bukuresht.
Milatoviç shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Kabinetin e Krivokapiçit nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022.
Gjatë mandatit të tij, Milatoviç dhe ministri i financave Milojko Spajiç prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa Tani”.
Në vitin 2022, Milatoviç dhe Spajiç themeluan partinë politike “Evropa Tan”i, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022.
Milatoviç kryesoi listën zgjedhore të organizatave në Podgoricë si kandidat i saj për kryetar komune.
tch