Osmani, Gjukanoviq e Komshiq shprehin shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon

Milo-Gjukanoviq_Vjosa-Osmani_Zhelko-KomshiqPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, janë takuar sot në Nju Jork, për të diskutuar lidhur me zhvillimet në shtetet e tyre dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në komunikatën e tyre të përbashkët thuhet se ata kanë shprehur  shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe përkushtimin për ruajtjen e stabilitetit. Po ashtu, kanë rënë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin për procesin e integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Osmani, Gjukanoviq e Komshiq janë takuar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

rm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>