Vuçiç: Formimi i Asociacionit mbetet kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

VucicPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pa themelimin e tij serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga autoritetet e Kosovës.

 

Ai i bëri këto komente në Rashkë të Serbisë jugperëndimore, pas një takimi me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës për të diskutuar siç u tha, gjendjen e rënduar të sigurisë dhe zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe të caktuara për 23 prill.

Zoti Vuçiç tha pas takimit se janë pajtuar për pesë pika me serbët e Kosovës, me anë të së cilave i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj institucioneve në Prishtinë për shkeljen e marrëveshjes për targat e makinave, të formohet pa kushte dhe urgjentisht Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të tërhiqen njesitë e posaçme të policisë së Kosovës nga veriu, që Serbia do të kërkojë që zgjedhjet në veriun e Kosovës të mbahen pas themelimit të Asociacionit dhe se do të marr të gjitha masat ligjore për të siguruar të drejtat e serbëve në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e ndërsa janë shtuar zërat që kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës së sigurisë.

Postet e kryetarëve të komunave mbetën bosh në nëntor të vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë në zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bëri thirrje sot gjatë një seance të parlamentit që zgjedhet të shtyhen.

“Cili është interesi ynë me vazhdu me mbajt policinë e Ksovës në situatën çfare janë atje dhe po ashtu me insistu ose me harrru që kemi përgjegjësi për gjendjen atje. Unë i bëj thirrje Qeverisë, presidentes, institucioneve të vendit që ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur me këtë situatë. Cili do të duhej të ishte ai vendim, unë besoj shumë është shtyrja e zgjedhjeve”, tha zoti Haradinaj.

Edhe organizatat për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë theksuar se rrethanat aktuale nuk mundësojnë mbajtën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në veriun e vendit për shkak se situata e sigurisë vazhdon të jetë e brishtë.

Zgjedhjet për kryetarët e komunave verior, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok u caktuan fillimisht për datën 18 dhjetor të vitit të kaluar por ato u shtynë me kërkesën e diplomatëve perëndimorë të cilët ishin përfshirë në një përpjekje për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars në Ohër.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>