Twitter feston sot 10 vjetorin. Kjo platformë mediatike, që ka miliona përdorues, thotë se nuk ka ndërmend ta rrisë kufirin e vendosur fillimisht, për të mos i kaluar 100 germat në mesazhet e publikuara.
Përdoruesit e përditshëm të kësaj mediaje sociale e përdorin Twitter-in për t’i komunikuar botës hollësitë dhe ndryshimet mëdha në jetën e tyre.
Bizneset e ndryshme, të vogla dhe të mëdha, e përdorin Twitterin për të njoftuar të rejat më të fundit rreth organizatave të tyre.
Twitteri është bërë gjithashtu një mjet mjaft popullor për njoftimin e ndryshimeve politike dhe sociale. Lëvizja e Pranverës Arabe në vitin 2011 e përdori shërbimin për të organizuar dhe informuar anëtarët e kësaj mediaje sociale për aktivitetet e tyre. (voa)