Clapper: furnizimi i Ukrainës me armë do të provokonte Putinin

Zyrtari më i lartë i zbulimit amerikan tha se furnizimi i Ukrainës me armë për të luftuar separatistët e mbështetur nga Moska, do të provokonte një “reagim negativ” nga presidenti rus Vladimir Putin. Por ai shtoi se personalisht është në favor të furnizimit të Kievit me armë mbrojtëse nga Uashingtoni.Duke folur para Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, James Clapper, drejtor i Zbulimit Kombëtar, tha se ndërsa veprimet e zotit Putin janë të vështira për t’u parashikuar, një vendim i SHBA për të armatosur Ukrainën mund të bënte që Rusia t’i furnizonte separatistët me më shumë armatime të sofistikuara.

Zoti Clapper tha se ai personalisht do të ishte pro furnizimit të Ukrainës me armë mbrojtëse, por shtoi se kjo është thjesht pikëpamja e tij personale dhe nuk përfaqëson një politikë zyrtare të komunitetit të zbulimit.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ata janë ende duke shqyrtuar mundësinë për armatosjen e Ukrainës, forcat e së cilës ndonjëherë kanë qenë të armatosura më keq se sa separatistët.

Zoti Clapper tha se gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për krizën e Ukrainës që të lejonte Kievin të integrohej me Perëndimin, do të jetë e vështirë, për të thënë të paktën. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>