Një organizatë ekonomike ndërkombëtare thotë se qeveritë në mbarë botën nuk po bëjnë sa duhet për të zbatuar një seri politikash për nxitjen e rritjes ekonomike vitet e ardhshme.Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik në raportin e saj të përvitshëm për rritjen ekonomike të publikuar sot, u bën thirrje vendeve të zbatojnë strategjitë bashkëkohore të rritjes si rritja e produktivitetit, konkurrencës dhe novacionit.
Raporti publikohet ndërsa ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qëndrore nga 20 ekonominë drejtuese të botës mblidhen sot në Stamboll për takimin e G-20 që synon koordinimin e veprimeve për të nxitur rritjen ekonomike.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë përpjekjet e bëra drejt realizimit të angazhimit të marr vitin e kaluar për të rritur prodhimin ekonomik global me 2 përqind deri në vitin 2018. Shqetësimet e ministrave të G-20 rreth ekonomive kryesore që kanë zhvillime të ndryshme si dhe politikat monetare divergjente do të jenë në krye të axhendës së takimit (voa)