Mercedes në Panairin e Elektronikës

Gara për të qënë prodhuesi i parë i makinave që lëvizin pa ndihmën e shoferit është ashpërsuar më tej. Në Panairin Ndërkombëtar të Elektronikës në Las Vegas, kompania Mercedes-Benz paraqiti modelin futurist F 015, për të cilën ekspertët thonë se mund të ndryshojë shoqërinë dhe mënyrën se si ne e shohim automjetin. Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Daimler Dieter Zetsche, paraqiti makinën luksoze elektrike që funksionon me bateri me diegie të brendshme. Arritja e makinës në panair skenë u prit me duartrokitje në sallë ndërsa dyert e makinës u hapën për të treguar se ajo ishte automatike dhe lëvizte pa shofer.

Zoti Zetsche shpjegoi se makina pa shofer do të ndryshojë shoqërinë dhe mënyrën sesi konceptohen automjetet.

”30 vjet më parë i shihja këto foto dhe ëndërroja për këto makina. Tani të jesh pjesë e realizimit të kësaj ëndrre është fantastike. Ne kemi përgjegjësinë pasi jemi kompania që shpiku makinën. Pra ne duhet të jemi ata që sjellim ndryshimin e madh.”

Makina luksoze F 015, me kabinën e saj të bollshme dhe katër vende, hap mundësi të reja për makinat vet-lëvizëse. Dhe duke ruajtur traditën e Mercedesit dhe konceptin e makinave luksoze, vendi i pasagjerëve është tepër modern: sedilje me lëkurë, alumin i lëmuar dhe xhama të ndriçuar në ngjyrë blu.

Mercedes i jep meritë sistemit të sensorëve që mundëson lëvizjen e pavarur të makinës. Sistemi ”Extended Sense” monitoron vazhdimisht rrugën përmes përdorimit të kamerave, radarëve dhe sensorëve ultrasonikë.

Ndonëse disa karakteristika të ndryshme gjysmë-automatike janë tani në disa makina në qarkullim, zoti Zetsche thotë se makinat që lëvizin vetë janë ende një dekadë larg.

“Dekadën e ardhshme, mund të presim makina pa shofer në rrugë. Ne tashmë kemi elementë të rëndësishëm të këtyre makinave. Ato mund të lëvizin vetë deri në 15 milje në orë.”

Mercedes-Benz është në mes të një numri të rritje kompanish që marrin pjesë këtë vit në panairin e Las Vegasit me shpresë për të demonstruar ndërthurjet mes teknologjisë dhe industrisë së automobilëve.

Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës është më i madhi në botë i këtij lloji dhe tërheq më shumë se 150 mijë vizitorë. Ai u hap sot dhe mbyllet më 9 janar. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>