Presidenti Obama dhe sulmet kibernetike

Presidenti amerikan Barack Obama po bën përpjekje të reja për miratimin e një pakete ligjesh që do të inkurajonte kompanitë private të ndajnë me qeverinë informacione për kërcënimet kibernetike.Shtëpia e Bardhë tha të martën se propozimi bën thirrje për t’u dhënë bizneseve mbrojtje nga ndjekje të mundshme ligjore nëse ndajnë informacion me qeverinë në mënyrë që kjo e fundit të veprojë për të ndalur sulmet kibernetike. Legjislacioni do të kërkojë që kompanitë të njoftojnë klientët rreth shkeljeve të të dhënave, disa prej të cilave kanë goditur kompani të mëdha amerikane të shitjeve me pakicë gjatë muajve të fundit. Legjislacioni do ta cilësonte krim shitjen e informacioneve të vjedhura.

Legjislacione të ngjashme janë bllokuar në kongresin amerikan. Aktivistë të të drejtave civile nuk kanë pranuar që qeverisë t’i jepet më shumë kontroll mbi informacionet financiare private të klientëve, ndërsa disa ligjvënës konservatorë kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së krijimit të një agjencie të re qeveritare.

Kjo lëvizje e presidentit vjen një ditë pas një sulmi kibernetik kundër llogarisë së Komandës Qëndrore Amerikane në Twitter dhe YouTube. Komanda mbikëqyr sulmet ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri.

Hakerat thanë se ishin besnikë të grupit Shteti Islamik dhe kërcënuan ushtrinë amerikane.

Komanda Qëndrore e quajti sulmin vandalizëm kibernetik dhe ndaloi përdorimin e llogarive por tha sot se llogaritë janë kthyer në gjendje normale. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>