A po dominon Rusia zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme?

Intrenational Meeting SyriaNë kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, u përmbyllën dy ditëbisedimesh për paqen në Siri. Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakort të krijojnë një mekanizëm të përbashkët për mbikqyrjen e një armëpushimi në Siri dhe që të vazhdojnë negociatat për një zgjidhje politike, sipas udhëzimeve të rezolutës së OKB-së.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten të mënjanuar, megjithëse ambasadori amerikan në Kazakistan, George Krol, u dërgua si vëzhgues. A do të përkthehet në një influencë më të fortë ruse në Lindjen e Mesme mungesa e një zëri të fortë të Shteteve të Bashkuara?

Me dhunë, zhvendosje popullsie dhe uri, kriza humanitare në Siri vazhdon ndërsa konflikti civil hyn në vitin e tij të gjashtë.

Kjo ka sjellë në tryezën e bisedimeve në Astana qeverinë siriane dhe delegatët e opozitës, duke synuar një armëpushim dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Uashingtoni shpreson se bisedimet do t’i hapin rrugën një zgjidhjeje politike të krizës siriane.

“Këto bisedime politike duhet të rifillojnë, pasi është zgjidhja e vetme. Ato duhet të çojnë në një proces politik, një tranzicion që respekton vullnetin dhe aspiratat e popullit sirian për një sistem më demokratik. Kjo nuk është në dorën tonë për ta vendosur, por për vetë sirianët”, tha Mark Toner, i Departamentit të Shtetit.

Raundi i bisedimeve ndërmjetësohet nga Rusia, Turqia dhe Irani, pa një kontribut të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara.

Por, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme?

“Nuk kam dyshim se Rusia, Irani dhe vendet e tjera e kuptojnë se është shumë e vështirë të mbahen bisedime serioze dhe dobiprurëse pa përfshirjen amerikane. Prandaj mendoj se kjo është pjesë e një skeme më të gjerë për t’ja bërë fakt Amerikës dhe për ta bërë atë rrjedhimisht pjesë të një pozicioni që është në thelb i Rusisë”, thotë analisti Michael Kofman.

I emëruari i Presidentit Trump për Sekretar Shteti, Rex Tillerson, e ka pranuar se Rusia, Siria, Turqia dhe Irani po diktojnë parametrat e zhvillimeve në Siri. Zoti Tillerson u tha senatorëve amerikanë se Uashingtoni duhet të riangazhojë aleatët tradicionalë, përfshirë Turqinë, një vend partner kyç dhe i hershëm në NATO. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>