Aftësimi profesional në Gjermani

Përgatitja duale është një model i suksesit në Gjermani. Ajo kombinon mësimet nga praktika dhe teorika, gjë që e lakmojnë shumë vende të tjera.

automekanikPavarësisht se cilën shkollë të mesme apo gjimnaz e kanë përfunduar, të gjithë të rinjtë në Gjermani mund të konkurrojë për një vend për kualifikim profesional. E veçanta e këtij sistemi është që të rinjtë mund të kombinojnë një përgatitje profesionale në një sipërmarrje me teorinë në shkollat profesionale. Prandaj flitet edhe për sistemet duale të përgatitjes profesionale. “Gjermania po e ndjekë rrugën e saj të veçantë”, thotë Markus Eickhoff, drejtori i sektorit për kualifikime profesionale dhe këshillime në Odën e Zejtarëve në Këln. Në periudhën e kualifikimit profesional që zgjatë dy deri në katër vjet secili pjesëmarrës fiton njohuri të mjaftueshme profesionale.

Përgatitja profesionale dhe tradita

kualifikimi DEKualifikimi profesional në Gjermani është i pakrahasueshëm me vendet e tjera. Përgatitja profesionale në Gjermani njihet që në mesjetë. Prej vitit 1869 ekziston edhe një lloj “përgatitje e obliguar shkollore”, për punëtorët nën 18 vjet. Sot të rinjtë në Gjermani vendosin në moshën 15 – 16 vjeç nëse duan të kryejnë ndonjë kualifikim profesional. Ata largohen nga shkollat e përgjithshme për të përfunduar kurset për zdrukthtar, motër medicinale apo bashkëpuntëtor në bankë.

Të rinjtë në Gjermani aktualisht mund të zgjedhin 344 profesione të ndryshme. Kjo përgatitje profesionale ka për ta përparësi të jashtëzakonshme: ata mund të zgjedhin një profesion si zejtar apo tregtar dhe ta mësojnë këtë profesion në qetësi. Nga kjo përfitojnë shumë edhe sipërmarrjet. Markus Eickhoff thotë se këta persona menjherë pas përfundimit të periudhës së përgatitjes janë në gjendje të futen në punë, ndërkohë që në Gjermani ekspertët janë më të kërkuar se kurrë më parë.

Kërkesat janë shtuar

Aktualisht në Gjermani ka rreth 1,5 milionë të rinj në këtë sistem dual. Megjithatë ka shumë të rinj që nuk mund të gjejnë punë menjëherë. Kjo për shkak se kërkesat për përgatitjen profesionale janë shtuar vitet e fundit. Për shembull një mekanik i automjeteve sot duhet t’i njoh edhe sistemet elektronike, që do të thotë se duhet të ketë një përgatitje të mirë nga matematika. Vitin e kaluar, sipa të dhënave të Institutit Federal për Përgatitje Profesionale të papunë kanë qenë rreth 76.000 të rinjë të cilët kanë kryer këto kualifikime.

Vendimtare është diploma e shkollës

“Problem është të gjesh një vend për përgatitje profesionale”, thotë Sirikit Krone, bashkëpunëtore shkencore në Institutin për PUnë dhe Kualifikime në Universitetin e Duizburgut. Shumë të rinj nuk kanë fare diploma. Ata e kanë vështirë të gjejnë ndonjë vend për kualifikime të mëtejme. Ndaj diplomat konsiderohen si dokumenti kryesor për të vazhduar rrugën profesionale.

Në veçanti vështirë e kanë fëmijët e familjeve me prejardhje të huaj, sepse në shkolla ata kanë më pak sukses dhe kanë nevojë për mësime shtesë. Masat për kualifikime shtesë organizohen në disa sektorë të ndryshëm, si për shembull në hotelieri apo gastronomi. Në parim të gjithë mund të fitojnë një vend për përgatitje profesionale, edhe ata që vijnë nga vendet e tjera. Sipërmarrjet i pranojnë dokumentat e atyre që konkurrojnë dhe i ftojnë për paraqitje gojore. Por ato kanë shpesh edhe kushte shtesë, si për shembull praktika apo aftësitë e tjera.

Sistemi dual made in Germany

Përgatitja duale ekziston në forma pak më të ndryshme edhe në Austri dhe Zvicër. Vendet e tjera po përpiqen që ta importojnë këtë sistem, por jo gjithmonë me suses. Në Francë për shembull në këto përgatitje përfundojnë vetëm nxënësit më të dobët. Ndërsa në Gjermani sistemi dual llogaritet edhe më tej si shumë i suksesshëm. Ai po zhvillohet gjithnjë. Kjo përgatitje profesionale tani mund të kombinohet edhe me studime dhe quhet “studime duale. Këta të rinj janë shumë atraktiv për shumë sipërmarrje. Ata i njohin sistemet e prodhimit dhe njihen me sistemin e udhëheqjes në sipërmarrje. Kjo do të thotë se përfitojnë sipërmarrjet por njëkohësisht edhe të rinjtë. (dw)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>