Vdiq në moshën 89-vjeçare aktori britanik Roger Moore, i cili mori famë botërore për interpretimin e agjentit sekret James Bond, me një “oreks” të paparë për veprime të rrezikshme dhe aventura.
Personazhi i James Bondit u bë i njohur në mbarë botën. Pasi u tërhoq nga kinematografia, në vitin 1991 Roger Moore u bë ambasador i Kombeve të Bashkuara, i Fondit për Fëmijët. Ai vdiq në njërën prej shtëpive të tij në Zvicër dhe la pas gruan e tij të katërt, skandinaven Kristina “Kiki” Tholstrup, dhe tre fëmijë. (voa)