Akuzohet për spiunazh punonjësi i konsullatës së SHBA në Turqi

ErdoganPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan e akuzoi sot për veprimtari spiunazhi, punonjësin e arrestuar të konsullatës amerikane në Turqi. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi në Beograd pas takimit me presidentin e Serbisë.

Metin Topuz, shtetas turk, punonjës në konsullatën amerikane në Turqi, u arrestua javën e kaluar. Ai akuzohet për komunikim të rregullt me anëtarë të një rrjeti që Ankaraja e ka cilësuar si terrorist dhe që e mban përgjegjës për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar kundër Presidentit Erdogan.

Turqia ka thënë se do të marrë në pyetje edhe një punonjës tjetër të konsullatës amerikane.

Arrestimi i Topuzit u pasua nga mosmarrëveshje diplomatike mes të dy vendeve. Ambasada amerikane në Ankara njoftoi se do të ndalojë përkohësisht dhënien e vizave për jo imigrantët, një vendim që shkaktoi reagime në Turqi.

Disa orë më vonë, Turqia tha se edhe ajo do të ndalonte shërbimin e vizave për në Shtetet e Bashkuara, duke përdorur gjuhë dhe arsye të njëjta si ato të shprehura në deklaratën amerikane.

Kryeminsitri turk Yildrim tha sot se Uashingtoni është duke marrë veprime emocionale ndaj një vendi aleat si Turqia, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje duhet zgjidhur sa më shpejt. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>