Amerikanët po përballen me pasojat e tre vrasjeve masive brenda një jave, që kanë shkaktuar vdekjen e nëntë vetëve në Dejton të Ohajos dhe 20 në El Paso të Teksasit të shtunën dhe tre vetëve në Gilroy të Kalifornisë më 28 korrik. Me këto ngjarje, numri i sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit, ka arritur në mbi 250. Njerëzit po shtrojnë pyetjen se çfarë i motivoi vrasësit dhe se çfarë mund të bëhet për të ndalur dhunën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkruante në Twitter se vrasjet në Walmart të Teksasit të shtunën ishin një tragjedi dhe një akt prej burracakësh. Demokratët Nancy Pelosi dhe ish-nënpresidenti Joe Biden thanë se duhen marrë masa për të ndalur dhunën.
Ndëra El Paso mbante zi dhe kërkonte përgjigje, një tjetër vrasje masive tronditi Ohajon.
Anthony Reynolds ishte dëshmitar
“Njerëz që lëshonin britma dhe të firkësuar”.
Zyrtarët thonë se policët mbërritën brenda një minute, duke e vrarë autorin e sulmit dhe duke shpëtuar jetën e shumë vetëve. Motra e tij ishte një nga viktimat. Nan Whaley është kryebashkiake e Dejtonit
”Puna dhe trimëria e punënjësve të ndërhyrjes së shpejtë më motivon çdo ditë të bëj punën time”.
Amerika ende nuk e kishte marrë veten nga ngjarja e së dielës së kaluar, kur një person i armatosur vrau tre vetë dhe plagosi mbi 10 vetë në Gilroy të Kalifornisë para se të vriste veten.
Motivet për vrasjet në Kaliforni dhe Ohajo nuk janë të qarta por në Teksas, ndërsa banorët mbanin zi nga të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, autoritetet thonë se vrasësi mund të kishte vënë në shënjestër hispanikët.
Greg Allen drejton policinë e qytetit të El Pasos.
“Ka një lidhje me një krim urrejtjeje. FBI-ja do ta hetojë së bashku me autoritetet e tjera federale”.
Sëmundjet mendore, armët dhe ekstremizmi mund të luajnë rol në vrasjet masive që tani ndodhin më shpesh se një herë në ditë në Amerikë. Kjo temë po trajtohet edhe në fushatat presidenciale.
Beto O’Rourke është kandidat demokrat për president
“Po, ligjet për armëmbajtje dhe mungesa e kontrollit të biografisë para blerjes, luajë rol. Po, duhet të ndalojmë shitjen e armëve në komunitete. Por duhet gjithashtu ta luftojmë shprehjen e urrejtjes që nuk e kam parë kurrë më parë.”
Ndërsa njerëzit në El Paso qëndrojnë në radhë për të dhuruar gjak, qyteti bëhet gati për 20 funerale, dhe Dejtoni për nëntë. Ndërsa shumë pyetje mbeten, përgjigjet janë të pakta.