Poetja amerikane Louise Glück fitoi çmimin Nobel të këtij viti për letërsinë.
Akademia Suedeze vlerësoi atë që e quajti “zëri i pagabueshëm poetik i zonjës Glück që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën njerëzore universale”.
Louise Glück ka botuar 12 përmbledhje poetike dhe është nderuar më parë me Çmimin Pulitzer dhe Çmimin Kombëtar të Librit.
Çmimi Nobel i letërsisë është vetëm njëri në grupin e çmimeve të dhëna këtë javë. Secili shoqërohet me një shumë prej 1.1 milion dollarësh.
Të premten shpalljet Çmimi Nobel i Paqes.
Çmimi në kimi iu dha dy shkencëtareve për krijimin e një metode të korrigjimit të gjeneve.
Tre shkencëtarë fituan të martën Nobelin e fizikës për zbulimet në lidhje me vrimat e zeza.
Po ashtu tre shkencëtarë ndanë çmimin për mjekësinë për zbulimin e virusit të Hepatitit C.
voa