Anija e hapësirës Soyuz kthehet papritur në Tokë

SoyuzNjë ekuipazh ruso-amerikan në bordin e anijes së hapësirës Soyuz bëri një kthim të papritur në tokë, menjëherë pas nisjes për në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi për një problem me mekanizmin shtytës të anijes kozmike menjëherë pas nisjes të enjten nga një qendër hapsinore e epokës sovjetike në Baikonur të Kazakistanit.

Anija Soyuz u shkëput prej mekanizmit shtytës përpara se të rikthehej në tokë, duke kryer atë që NASA e cilësoi si “zbritje balistike”, që do të thotë se ulja u krye në një kënd më të mprehtë se normalisht duke bërë që ekuipazhi i anijes të përjetojë një forcë më të madhe gravitacionale.

NASA njoftoi se dy astronautët Nick Hague dhe Alexei Ovchinin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shefi i NASA-s Jim Bridenstine, tha se ekipi i tij po punon me homologët rusë për të zbardhur arsyet e incidentit.

Siguria e ekuipazhit është prioritet i madh për NASA-n ndaj dhe do zhvillohet një hetim i plotë lidhur me shkakun e incidentit” tha ai në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve të gjitha misionet e fluturimit në hapësirë do të pezullohen derisa hetuesit të kuptojnë se çfarë nuk funksionoi. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>