Apeli i Kancelares Merkel : „Ju lutem, qëndroni në shtëpi“

merkel-Pas rritjes së numrit të infektuarve me covid 19 në gjermani, kancelarja gjermane, Angela Merkel me anë të një video-apeli, i ka ftuar qytetarët e vendit të saj që të kenë shumë kujdes:

“Ne, tani jemi në një fazë shumë serioze të epidemisë, dita-ditës, numri i të infektuarve rritet në mënyrë rapide, më shpejt se sa në gjysmë vitin e parë.

Vera e relaksuar mbaroi, tani para nesh, i kemi muajt e vështirë. Se si do jetë dimri dhe krishtlindjet, kjo do të vendoset në ditët dhe javët në vijim“, 

„ Atë e vendosim Ne, të gjithë, nëpërmjet veprimeve tona.” tha kancellarja.

Çka do të thotë kjo:

“Ne, tani, duhet të bëjnë gjithçka, që virusi mos të përhapet pa kontroll. Tani, çdo ditë ka rëndësi të madhe. Të gjithë personat e kontaktuar nga njerëzit e infektuar, duhet të lajmërohen, me qëllim që të ndërpritet zinxhiri i përhapjes së virusit. “

“Çka mund të bëj unë dhe si mund të jap kontributin tim, që mos të kemi rritje të numrit të të infektuarve? Shumë edhe atë shumë thjeshtë:

Secili nga Ne, në mënyrë konsekuente të mbajmë distancën minimale, të mbajmë maska mbrojtëse të gojës dhe hundës dhe të respektojmë rregullat e higjienës. “

“Shkenca, e thotë qartë:

Përhapja e virusit, varet drejtpërdrejtë prej numrit të kontakteve, prej takimeve që secili prej nesh i realizon.” Nëse, secili prej nesh, për një kohë, i zvogëlon takimet jashtë familjare, atëherë mund të ndalojmë trendin e rritjes të numrit të infektuarve. Kjo edhe është apeli im:

“Takohuni me sa më pak njerëz, nuk ka rëndësi brenda apo jashtë shtëpisë,” 

“Ju lutem, kufizoni çdo udhëtim që nuk është esenciale dhe çdo festim që nuk është vërtet shumë i nevojshëm”.

 “Ju lutem, qëndroni në vendbanimin tuaj, në shtëpi, sa më shumë që të jetë e mundur, sa herë që të jetë e mundur”.

“Bëjeni këtë për shëndetin tuaj dhe të atyre që mund të shpëtojmë nga sëmundja. Për të siguruar që sistemi ynë shëndetësor nuk do kalojë në kolaps dhe që shkollat e kopshtet të qëndrojnë të hapura. Bëjeni për ekonominë tonë dhe për vendet e punës”.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që virusi nuk përhapet në mënyrë të pakontrolluar”, 

“Këta janë mjetet, të cilët për momentin, i kemi në dispozicion kundër pandemisë”, theksoi Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>