Aplikacioni për përcjelljen e simptomave zbulon gjashtë lloje të COVID-19

mushkeriteShkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të COVID-19 dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të sëmundjes, që dallojnë nga njëra tjetra përmes një sërë simptomash.

Ekipi që u mor me hulumtimin është nga Kings College në Londër.

Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe përmes ashpërsisë së infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale përmes okigjenoterapisë dhe ventilatorit.

Përse koronavirusi i “kursen” fëmijët?

Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.

“Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së erës – shpesh të theksuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin dukshëm mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të butë, të ngjashme me gripin ose një skuqje dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

Studimi, i lëshuar në internet në 16 qershor, por jo i shqyrtuar nga shkencëtarët e pavarur, përshkroi gjashtë llojet e COVID-19 si:

1. “Sikur grip” pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

2. “Sikur grip” me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

3. Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit, raporton Reuters.

rel / Kestrin Kumnova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>