Barcelonë: një i vdekur, 17 të plagosur nga përplasja e një furgoni me këmbësorë

barcelonaNjë furgon u përplas mes dhjetra vetëve në qendër të Barcelonës duke plagosur disa vetë, thanë autoritetet lokale.

Një person u vra dhe 17 të tjerë u plagosën nga “përplasja masive”, tha policia në Twitter.

Shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë thanë se banorët duhet të shmangin sheshin Catalunya dhe se kishin kërkuar mbylljen e stacioneve hekurudhore dhe të metrosë në zonën pranë shëtitores Las Ramblas në qendër të qytetit.

Policia ka izoluar zonën dhe ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve përreth. Gazeta “El Pais” citon policinë të thotë se personi që i jepte furgonit, doli prej tij dhe u largua në këmbë.

Ndërkohë media lokale e cituar nga agjencia Reuters thotë se dy burra të armatosur kanë hyrë në një restorant në Barcelonë, pas përplasjes së furgonit. Nuk dihet në se dy burrat kanë qenë shoferët e furgonit.

Media spanjolle “El Periodico” njoftoi për shkëmbim me armë zjarri në tregun “La Boqueria” , po nuk tregonte burimin e infromacionit.

Policia spanjolle tha se incidenti mund të jetë një “sulm terrorist”.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha në Twitter se përparësia e qeverisë është kujdesi mjekësor për të plagosurit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>