Bashkëpunim më i ngushtë NATO – BE

John Kerry u premton aleatëve të NATO-s, se SHBA-ja do të jetë një aleat i besueshëm edhe nën drejtimin e presidentit Donald Trump.

natoManovrat paralele, shkëmbim më i fortë informacioni dhe koordinim i ngushtë në rastet e sulmeve të hakerëve dhe krizave: NATO dhe BE-ja do të bashkëpunojnë më të ngushtë. Ministrat e jashtëm të NATO-s miratuan rreth 40 projekte për mbështetjen e ndërsjellë mes tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e sheh këtë si një element të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe SHBA-së.

Stoltenberg e quajti marrëveshjen si një “moment historik” në bashkëpunimin dypalësh. Kjo marrëveshje për të cilën u ra dakord në parim në korrik në samitin e NATO-s në Varshavë ngrihet mbi një bashkëpunim “shumë konkret dhe pragmatik”. Në të njëjtën kohë “lidhjet e forta ndërmjet NATO-s dhe BE-së” dhe “i afrojnë Amerikën e Veriut dhe Evropën edhe më tej”, tha Stoltenberg. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>