BE padit zyrtarisht kompaninë Google

googleBashkimi Evropian paditi zyrtarisht kompaninë Google për abuzim me pozicionin e saj dominues për kërkimet në Internet.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencën Margrethe Vestager tha se firma Google ka favorizuar sistematikisht prodhimet e saj për kërkimet në rrjet, duke dëmtuar konkurrencën e lirë.

Analistët thonë se BE-ja mund të gjobisë kompaninë me deri 6 miliardë dollarë dhe të kërkojë nga Google të bëjë ndryshime në mënyrën si operon.

Komisioni Evropian ka hapur gjithashtu një hetim anti-monopol për të parë në se Google ka hyrë në marrëveshje që forcojnë pozitat e saj në dëm të konkurrencës së  lirë ose ka abuzuar me pozicionin e saj në fusha si sistemet operative, aplikacionet dhe shërbimet për pajisjet e telefonave inteligjentë. Google është kompania që ka krijuar sistemin operativ Android.

Presidenti amerikan Barack Obama ka vënë në pikëpyejtje përpjekjet e BE-së për të dobësuar forcën e kompanive amerikane të teknologjisë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>