Annalena Baerbock ka thënë se Gjermania ofron 8 milionë euro ndihmë për Sirinë, ndërsa kërkon një tranzicion paqësor dhe ruajtjen e integritetit territorial.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock; njoftoi se Berlini do të ofrojë 8 milionë euro (8.4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë për Sirinë. “Po shohim një moment shprese,” deklaroi Ministrja të mërkurën në Berlin, por paralajmëroi se situata është “gjithçka tjetër, por jo e qëndrueshme.”
Baerbock theksoi se kthimi i refugjatëve sirianë duhet të koordinohet me partnerët në Evropë dhe Kombet e Bashkuara, duke shtuar se një proces i tillë duhet të jetë i mirëplanifikuar dhe i sigurt.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që Izraeli dhe Turqia të mos “rrezikojnë” formimin e një qeverie të re siriane.
“Nuk duhet të lejojmë që procesi i dialogut të brendshëm sirian të sabotohet nga jashtë,” tha Baerbock. “Fqinjët, si qeveritë turke dhe izraelite, të cilat po shprehin interesat e tyre të sigurisë, nuk duhet të rrezikojnë procesin.”
Gjermania me të ngarkuar enkas për Sirinë
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Gjermanisë dhe Sirisë kanë qenë ndërprerë që nga viti 2012, kur ambasada gjermane në Damask u mbyll për shkak të përshkallëzimit të luftës civile dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga regjimi i Asadit. Që atëherë, kontaktet diplomatike janë kryer përmes ambasadës në Liban, me kufizime të mëdha. Tani, me një qeveri të re në Siri, ka mundësi për rihapje të ambasadës dhe vendosjen e dialogut të drejtpërdrejtë.
Gjermania synon të luajë një rol kyç në drejtësinë tranzicionale, rindërtimin dhe forcimin e institucioneve demokratike, por ende është e kujdeshme, pasi nuk dihet se çfarë drejtimi do të marrë vendi nën udhëheqjen e Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Ky grup islamist, që më parë ka pasur lidhje me Al Kaidën, renditet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, me akuza për krime të rënda si tortura, rrëmbime dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Gjermania synon të vendosë kontakte të kujdesshme me grupin, duke theksuar se çdo bashkëpunim do të varet nga respektimi i të drejtave të grave dhe minoriteteve. Qeveria ka caktuar enkas ministrin e shtetit Tobias Lindner si Koordinator të Posaçëm për Sirinë.
dw