Bie përdorimi i drogës mes adoleshentëve amerikanë

drogaSipas një sondazhi të publikuar rishtazi, adoleshentët amerikanë po përdorin më pak drogë të ndaluar dhe më pak alkool.

Rezultatet e sondazhit trejojnë një rënie afatgjatë dhe të vazhdueshme të përdorimit të shumë substancave të paligjshme, përfshi marijuanën, alkoolin, duhanin dhe disa barna me recetë.

Anketa vjetore “Monitorimi i së Ardhmes”, financohet nga Instituti Kombëtar kundër Abuzimin me Drogën, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që mori në pyetje nxënës të klasës së tetë, dhjetë dhe 12.

Për nxënësit e klasës së tetë, anketa zbuloi se ata kanë nivelin më të ulët të përdorimit të drogës në historinë e kësaj ankete.

Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i drogës është ulur për të gjitha moshat e analizuara nga ky sondazh.

Për nxënësit e klasës së tetë, anketa zbuloi se përdorimi i marijuanës ra ndjeshëm në vitin 2016, me 5.4 përqind që e kanë përdorur atë gjatë muajit të kaluar krahasuar me 6.5 përqind në vitin 2015. Përdorimi ditor ka rënë gjithashtu nga 1.1 përqind në 0.7 përqind.

22.5 përqind e nxënësve të klasës së 12 njoftuan përdorimin mujor të marijuanës dhe gjashtë përqind njoftuan përdorimin ditor të saj. Këto shifra janë të ngjashme me ato në vitin 2015. Përdorimi i marijuanës mes nxënësve të klasës së 10 mbeti gjithashtu i pandryshuar.

“Është e qartë se përpjekjet tona parandaluese, si dhe ndryshimet e politikave për të pakësuar qasjen ndaj tyre, janë duke vepruar për të reduktuar përdorimin e drogës nga adoleshentët, veçanërisht në mesin e nxënësve të klasës së tetë,” tha Nora Volkow, drejtoreshë e Institutit Kombëtar për Abuzimin e Drogës. “Megjithatë, kur gjashtë përqind e maturantëve të shkollave të mesme janë duke përdorur marijuanë çdo ditë, dhe droga sintetike të reja janë vazhdimisht duke hyrë ilegalisht në treg, nuk mund të vetëkënaqemi. Ne gjithashtu duhet të mësojnë më shumë rreth asaj se si adoleshentët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në këtë epokë të mediave sociale, dhe si këto sjellje ndikojnë në shkallën e përdorimit të substancave. ”

Me marihuanë gjithnjë e më të ligjshme në Shtetet e Bashkuara, studimi gjeti se 38.3 përqind e nxënësve të klasës së 12 në shtetet ku lejohet përdorimi i marijuanës mjekësore, kanë përdorur marijuanë vitin e kaluar. Kjo ishte pesë përqind më e lartë se në shtetet që nuk e kanë legalizuar përdorimin e marijuanës.

Përdorimi i cigareve pa një rënie të madhe në të gjitha këto tre kategori. Në vitin 1991, 10.7 përqind e nxënësve të shkollave të mesme thanë se pinin një gjysmë paketë cigare në ditë ose më shumë. Ky numër është 1.8 përqind në 2016.

Sipas studimit, përdorimi i alkoolit në mesin e adoleshentëve gjithashtu ra. Por 37.3 përqind e nxënësve të klasës së 12-të thonë se janë dehur gjatë vitit të kaluar. Kjo shifër është më e ulët nga 53.2 përqind në vitin 2001.

Pavarësisht krizës së vazhdueshme së drogës që ka kapur miliona amerikanë, përdorimi i tyre tek adoleshentët është në rënie. Për klasën e 12-të, ka pasur një rënie 45 për qind në numrin e përdoruesve nga pesë vjet më parë, me 2.9 përqind të maturantëve që thonë se kanë përdorur Vicodin gjatë vitit të kaluar, nga 10 përqind 10 vjet më parë.

“Është inkurajuese të shohësh se gjithnjë e më shumë të rinj bëjnë zgjedhje të shëndetshme duke mos përdorur substanca të paligjshme,” tha Drejtori i Politikave Kombëtare të Kontrollit të Barnave Michael Botticelli. “Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur të rinjtë përmes përpjekjeve parandaluese të bazuara në dëshmi, si dhe trajtimet për ata që mund të zhvillojnë çrregullime nga përdorimi i drogave. Tani që Kongresi plotësoi kërkesën e presidentit për të siguruar 1 miliard dollar financime të reja për parandalimin dhe trajtimin e drogave, ne do të kemi burime të reja të konsiderueshme për ta bërë këtë. ” (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>