BKA: Mafia ruse po përhapet në Gjermani

Mafia ruse po bëhet gjithnjë e më aktive në Gjermani. Ajo po përhapet në perëndim duke shkaktuar dëme në miliarda, paralajmëron BKA-ja

“Kriminalitetin e organizuar ruso-euroaziatik e përjetojmë si shumë dinamik” tha presidenti i Entit Federal për Kriminalitetin, BKA, Holger Münch për gazetën “Welt am Sonntag”. “Grupet kriminale po përhapen drejt Perëndimit. “Këto organizata janë aktive dhe në disa sektorë ku fillimisht nuk dyshohet për krim të organizuar, si vjedhje masive banesash apo vjedhje dyqanesh. “Në këtë mënyrë ato kanë një potencial të madh për të shkaktuar dëme”, tha Münch duke shtuar se dëmet shkojnë në miliarda.

Mjaft të rrezikshëm: “Vjedhësit me ligj”

Sipas Münch ndër grupimet më të rrezikshme në fushën e krimit të organizuar janë të ashtuquajturit “Vjedhësit me ligj”, që janë themeluar dekada më parë në kampet e internimit dhe të punës të kohës së Stalinit. Në Gjermani sipas përllogaritjeve të BKA-së kishte dikur rreth 20,000 deri 40,000 vetë që kishin lidhje me këtë organizatë mafioze. Aktualisht BKA-ja flet për një “numër pesë shifror” pjesëtarësh të këtij grupimi.

Anëtarët e kësaj organizate kanë formuar si dikur në ish-Bashkimin Sovjetik rrjetet e tyre edhe në burgjet gjermane. “Tetë deri në dhjetë për qind e të burgosurve në burgjet gjermane janë rusishtfolës ose me origjinë ruse, pra rreth 5,000 vetë,” tha Munch. Jo të gjithë janë “Vjedhës me ligj”, por numri tregon se sa i madh është “potenciali i rekrutimit” të këtij grupi në Gjermani.

Edhe azilkërkues në radhën e kriminelëve të dyshuar

Münch shton se një pjesë e të dyshuarve janë azilkërkues. “Sidomos në rastin e azilkërkuesve të tillë që abuzojnë me të drejtën e azilit për të kryer krime duhet të merren masa për t’i dëbuar sa më shpejt të jetë e mundur ” kërkoi shefi i BKA-së. Ai tha se në këtë drejtim institucioni i tij është duke punuar ngushtë me Zyrën Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>