Bob Dylan – fitues i çmimit Nobel për letërsi

bob-dylanKomiteti i Nobelit shpalli kantautorin amerikan Bob Dylan, fitues të çmimit Nobel për letërsi.

Në arsyetim thuhet se ai u shpërblye për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.

Bob Dylan, është këngëtar, artist e shkrimtar që vlerësohet se ka ushtruar ndikim në muzikë dhe në kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.

Bob Dylan, 75 vjeçar, kishte filluar karrierën e tij muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotas.

Këngët e tij si Blowin’ in the Wind janë bërë himne të kundër luftës dhe e lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

“Ai me gjasë është poeti më i mirë i gjallë”, tha të anëtari i Akademisë Suedeze të shkencave, Per Wastberg.

Vitin e kaluar çmimin e fitoi shkrimtarja bjelloruse, Svetlana Alexievich.

Secili çmim Nobel ka vlerën e afro një milion dollarëve.

Çmimi për letërsi ishte i fundit për këtë vit.

Ai mori emrin nga zbuluesi i dinamitit Alfred Nobel, që ishte edhe themelues i tij dhe është ndarë që nga vitit 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, sipas amanetit të tij. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>