CDC-ja heq udhëzimet mbi transmetimin nga ajri të koronavirusit

CDCQendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht. Udhëzimet tashmë të hequra, postuar në faqen e internetit të agjencisë të premten, u rekomandonin njerëzve që të përdorin pastrues për ajrin për të zvogëluar sasinë e mikrobeve që qarkullojnë përmes ajrit në ambjente të brendshme me qëllimin për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

CDC-ja po azhurnon aktualisht rekomandimet e saj në lidhje me transmetimin nga ajrori të SARS-CoV-2. Pasi të ketë përfunduar ky proces, do të postohet“, tha agjencia.

CDC-ja nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për komente lidhur me atë se si udhëzimi do të plotësohej me të dhëna të fundit. Agjencia kishte thënë se COVID-19 mund të përhapej përmes grimcave të ajrit që mund të qëndrojnë pezull në ajër e të përshkojnë një disatancë përtej 2 metrash.

Aktualisht, udhëzimet e agjencisë thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes ciklave që dalin nga goja për shkak të frymëmarrjes, të cilat mund të bien në gojën ose hundën e atyre që rrinë pranë.

Në fillim të këtij muaji, Presidenti Donald Trump nuk ka ra dakord me komentet e drejtorit CDC-së, i cili tha se maskat mund të ishin edhe më efektive sesa një vaksinë ndaj koronavirusit, vaksinë e cila mund të përhapet gjerësisht në mes të 2021.

Komentet pasuan një raport të gazetes New York Times se udhëzimet në lidhje me testimet mbi koronavirusin të postuara muajin e kaluar në faqen e internetit të CDC-së, nuk ishin shkruar nga shkencëtarët e agjencisë dhe ishin postuar pavarësisht kundërshtimit të tyre.

Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ajo nuk e ka ndryshuar politikën e saj mbi transmetimin e koronavirusit nga ajri. OBSH-ja beson se sëmundja përhapet kryesisht përmes piklave, por që në hapësira të mbyllura të mbushura me njerëz dhe me një sistem jo të mirë ajrimi, mund të ndodhë transmetimi përmes grimcave të ajrit tha drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>