Intervistën e zhvilluan kryeredaktorja e DW, Ines Pohl dhe moderatori Jaafar Abdul-Karim
Në intervistë për DW, kandidati kryesor i partisë ekologjistë “Të Gjerlbërit”, Cem Özdemir, kritikon ashpër Turqinë. Gjermania duhet t’i japë fund politikës së saj naive.
Politikani ekologjist Cem Özdemir u pozicionua qartë edhe ndaj sanksioneve kundërj Rusisë: Sanksionet kundër Rusië në krizën e Ukrainës “duhet të ashpërsohen”, kërkon Cem Özdemir, gjatë një interviste televizive për DW. Gjendja në Ukrainën lindore aktualisht po përshkallëzohet, “ndaj unë nuk shoh ndonjë shkas për t’i shfuqizuar sanksionet.”
“Turqia duhet të largohet nga Këshilli i Europës”
Lidhur me grindjen gjermano-turke për të drejtën e deputetëtve gjermanë që të vizitojnë bazën e NATO-s Konya (Turqia ua ka ndaluar atyre këtë), sipas Özdemir, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan nuk mban qendrim konform NATO-s, por sillet “si një rrëmuajxhi në birrari”. Özdemir kërkon lidhur me këtë një përgjigje të qartë nga kuartieri qendror i NATOS në Bruksel. Kjo grindje nuk është thjeshtë mes kancelares Angela Merkel dhe Erdoganit, por një grindje mes NATO-s dhe Turqisë.
I pyetur se ç’qëndrim do të mbante Özdemir lidhur me vazhdimin e bisedimeve për antarësimin e Turqisë në BE, ai thekson: “Këto bisedime do t’i lija aty ku janë, në sirtarin e fundit të frigoriferit”. Nëse Truqia rivendosë dënimin me vdekje, thekson Özdemir, atëherë “bisedimet me të janë tërësisht të ndërprera, e “Turqia do të duhej të largohej nga Këshilli i Europës.”
Duke u pozicionuar lidhur me politikën e integrimit të migrantëve në Gjermani Özdemir tërhoqi vëmendjen edhe se, ka shtete si Turqia apo edhe Rusia nën Vladimir Putinin, që “duan me vetëdije, që qytetarët e tyre të mos integrohen këtu. Në këtë drejtim ai nënvizoi qartazi, që Gjermania nuk duhet të tregohet naive dhe se nuk duhet toleruar krijimi i “një shteti paralel”. Özdemir e kritikoi politikën e kancelares Angela Merkel ndaj Turqisë. Sipas tij, kur Merkeli hodhi më 2005 idenë e krijimit të një partneriteti të privilegjuar sa i përket çështjes së antarësimit të Turqisë në BE, ajo me këtë kontribuoi, që forcat reformuese në Turqi nuk u mbështetën më. Po ashtu, sipas Özdemir, gjatë krizës së refugjatëve nga viti 2015 Merkel ishte çdo dy ditë tek Erdogani, për të vënë në lëvizje paktin BE-Turqi. Gjatë kësaj periudhe Erdogani e ka ndjerë veten si një politikan i rëndësishëm i rangut botëror. I ndëshkuar në momentin e gabuar dhe i shpërblyer për çështjen e gabuar, i përshkroi shkurtimisht Özdemir gabimet e Merkelit në politikën ndaj Turqisë.
Cem Özdemir është një ndër figurat qendrore të partisë ekologjiste “Të Gjerlbërit”, i angazhuar në politikë qysh në vitin 1994. Asokohe Özdemir bashkë me Leyla Onur ishin të parët deputetë të Bundestagut me prejardhje truke. Politikani karizmatik Özdemir në bisedë me kryeredaktoren e DW-së, Ines Pohl dhe moderatorin Karim Abdul Jafar, lidhur me prejardhjen e tij shpjegoi shprehjen jam një “schwab Anadolli”. Me këtë ai ka parasysh vendin e origjinëss ë prindërve të tij dhe lidhjen e ngushtë të tij me vendlindjen e tij në Urach të Baden Vyrtenbergut. 52 vjeçari Özdemir është antarësuar në partinë ekologjiste në vitin 1981 dhe më 2008 kandidoi për kryesinë e partisë, ku dhe fitoi duke drejtuar partinë bashkë me Claudia Roth. Në zgjedhjet për Bundestagun 2017 ai kandidon sërish për drejtimin e partisë bashkë me Katrin Göring-Eckardt. (dw)