Denoncuesja e skandalit të Facebook në Parlamentin e BE: “Ruani demokracinë”

BrukselFrances Haugen u bëri thirrje ligjvënësve në Bruksel që të shfrytëzojnë mundësinë për të krijuar një standard botëror të niveleve më të larta, teksa hartojnë rregulloren e mbikëqyrjes për gjigantët e teknologjisë.

Duke iu drejtuar komitetit të Parlamentit Europian, i cili aktualisht po diskuton përbërjen e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), whistelblower-in Frances Haugen tha: “Keni mundësinë të krijoni një standard të ri botëror, i cili mund të frymëzojë vende të tjera, duke përfshirë edhe vendin nga vij, për të vendosur rregulla të reja për mbrojtjen e demokracive tona”. “Por ligji dhe zbatimi i tij duhet të kenë forcë të madhe. Përndryshe, ne do ta humbasim mundësinë për të krijuar një lidhje të fortë mes teknologjisë dhe demokracisë” – vijoi ajo.

Haugen, ish-menaxhere produktesh në  Facebook, u kërkoi ligjvënësve të BE-së që të përfshijnë terma dhe kushte të reja për platformat online, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë për përhapjen e materialeve të paligjshme – të tilla si manipulimi i zgjedhjeve ose dezinformimi mbi rreziqet e shëndetit mendor.

Ligjvënësit e BE mbi legjislacionin e teknologjisë: “Shpejtësia është gjithçka”

Duke komentuar mbi përpjekjet e shtuara të lobimit në BE nga kompanitë e teknologjisë, ndërsa ligjvënësit hartojnë jo vetëm legjislacionin e DSA-së, por edhe Aktin e Tregjeve Digjitale (DMA) që përcakton qartë rregullat e funksionimit për kompanitë botërore të teknologjisë, Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton tha: “Shpejtësia është gjithçka. Ne kemi nevojë për paketën DSA/DMA të miratuar në gjysmën e parë të 2020.”

Bashkimi Europian ka qenë shumë më i shpejtë në përpjekjen për të mbizotëruar gjigantët e teknologjisë, sesa politikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku gjenden këto kompani. Për shembull, ligjvënësit europianë kanë qenë shumë më proaktivë në kërkesat e tyre ndaj kompanive që të zbulojnë algoritmet e tyre. “Fakti që Facebook po shpërndan përmbajtje polarizuese më shumë se platformat e tjera është një fenomen për të cilin njerëz si unë kanë folur prej vitesh”, tha Alexandra Geese nga Partia e Gjelbër, në Parlamentin e BE-së. “Por ne nuk kishim asnjë provë për ta vërtetuar këtë, derisa në skenë doli Haugen”, shtoi Geese.

BE-ja kërkon më tepër transparencë mbi përdorimin e algoritmeve, për të kuptuar më mirë se si Facebook e përdor inteligjencën artificiale duke u rekomanduar njerëzve se çfarë të shohin.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>