Dhrahmia nuk është alternativë

drahmaKa disa ekspertë të ekonomisë që përpiqen prej kohësh t’ua rikthejnë grekëve dashurinë për dhrahminë. Por a është vërtet alternativë kthimi i Greqisë në valutën e dikurshme?

Dalja e Greqisë nga eurozona, i ashtuquajturi “grexit” po bëhet gjithnjë e më realiste e ndoshta nuk do të jetë edhe aq spektakolare, pasi veprimet do të kryhen fillimisht vetëm në nivelin teknik. Po qe se Greqia falimenton humbasin vlerën në banka edhe obligacionet shtetërore greke. Këto ishin lënë deir më tani si garanci me qëllim që të mundësohej livrimi me euro. Pa këto siguri as BQE nuk do të mund të vazhdojë kreditë e emergjencës për të garatuar likuiditetin. Sepse Bankës Qendrore Europiane nuk i lejohet të mbajë me serum një sistem bankar që nuk ka më shenja jete. Kështu Greqia do të humbiste likuiditetin në euro dhe me këtë faktikisht do të dilte nga unioni.

Zhvlerësim apo eksportim?

Nga ana tjetër Greqia mund të përpiqej të fuste dhrahminë. Shumë ekspertë shohin me këtë hap mundësinë më të mirë që me një zhvlerësim 50% të rikthejnë aftësinë konkurruese të Greqisë. Udhëtimi në këtë vend do të bëhej më i lirë, pra një dorë ndihme për industrinë e turizmit kaq e rëndësishme për vendin. Por edhe produkte të leverdishme eksporti mund ta ndihmonin ekonominë greke. Sigurisht mallrat dhe shërbimet që vendi i do të importonte do të ishin më të shtrenjta. Dhe kjo ndjehet shpejt në një vedn që gati gjysmën e artikujve ushqimorë dhe katër të pestat e e energjisë së tij i importon.

Një nga ekonomistët që tregon mirëkuptim për Greqinë, drejtori i Institutit Ifo në Mynih, Hans-Verner Sinn këmbëngul që nga fillimi i krizës, se vetëm rikthimi tek dhrahmia do ta shpëtonte ekonominë greke. “Pas një ose dy vitesh gjendja do të ndryshonte dhe papunësia do të ulej.” Me ndihmën e dhrahmisë së lirë Greqia mund të hidhte pa konkurrencë produkte në tregun europian dhe të thithte investitorët si edhe turistët.”

Zhvlerësimi ngre vlerën e huave

Por edhe dhrahmia do ta kishte një gabim që në rilindjen e saj. Sepse çfarëdo që të ndodhë: Borxhet e Greqisë nuk zhduken si me magji, por ato mbeten të pandryshuara – madje në vlerën e euros. Huatë e marra përmes zhvlerësimit duke kaluar në dhrahmi do të pësonin një rritje të papritru, – pra po qe se grekët do të donin t’i kthenin në dhrahminë e lirë borxhet e vjetra. Kreditorëve, por edhe bankave greke kjo do t’i kërcënonte edhe më shumë.

Por edhe për vetë grekët do të vinin kohë të vështira. Qeveria edhe në këto kushte do duhej të përpiqej të mbajë në këmbë sistemet sociale, por edhe të paguajë nëpunësit e shtetit dhe pensionistët me valutën e re, zëvendësuese. Pasojat do të ndjeheshin edhe në infrastrukturë, spitale, shërbimin publik, sistemin arsimor etj.

Dhrahmia – Ide e papërshtatshme

Pra me një vështrim më të thellë kthimi tek dhrahmia nuk është një opcion shpresëdhënës. Nuk dihet, edhe është më se e pasigurtë nëse me valutëne e re vërtet do të shënoheshin suksese greke në eksport. Greqia ofron vetëm ullinj dhe çimento -produkte me vlerë të vërtetë konkurrence në treg.

Një artikull në “Le Monde diplomatique” përmend edhe “tre aspekte të tjera që harrohen në debatin ekonomik për grexit – veçanërisht nga ekspertë që njohin modele neoliberale, por jo Greqinë.” Aspekti i parë prek organizimin e kalimit në monedhën e re. Sipas autorit Niels Kadritzke “kjo nënkupton një planfikim dhe zbatim rigoroz të tij, me të cilin burokracia greke do të ishte totalisht e mbingarkuar, kjo me një qeveri që ka shumë pak përvojë administrative. Po ashtu kjo kërkon një masë të madhe disipline dhe heshtjeje që klasa politike nuk e njeh.”

Shpërndarje e madhe e pasurisë

Ndërsa lidhur me aspektin e dytë eksperti për Greqinë, Jens Bastian ka mendimin se shumë grekë janë të lidhur me euron, 705 e tyre duan të mbeten në eurozonë -kjo lidhet edhe me dyshimin ndaj elitave të vendit. Grekët nuk duan që “përfaqësues të shtetit t’i fusin edhe njëherë duart në makinerinë e parave dhe t’i japin favore sërish klientelës së tyre.”

Ndërsa aspektin e tretë autori Kadritzke e argmenton kështu: “Kthimi tek dhrahmia inflacionare do t’i ekspozonte shtresat sociale më të varfëruara tek një paria me para e pronarëve në euro, të cilët mund të blinin çdo gjë në vend, duke filluar nga pasuritë e patundshme në turizëm. Rezultati do të ishte rishpërndarja më e madhe e pasurisë në Europë e kjo që nga koha e futjes së kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik.” Qeveria gjermane ndërkohë e sheh një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona si të përballueshme, kjo për shkak se vende të tjera si Spanja, Portugalia dhe Irlanda po shkojnë drejt përmirësimit ekonomik. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>