Disfatë e rëndë për May-n në parlamentin britanik

MayPak para debatit për marrëveshjen për Brexitin, Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik e ka rritur presionin ndaj kryeministes May. Deputetët i dëshmojnë qeverisë se i ka shkelur të drejtat e parlamentit.

Shkaku për këtë konstatim është se qeveria pati refuzuar që t’i vërë në dispozicion Dhomës së Poshtme versionin e plotë të një ekspertize ligjore të brendshme për marrëveshjen e Brexitit me BE. Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Fox e pati argumentuar refuzimin me formulimin se paraqitja e plotë “do të binte ndesh me interesin publik” dhe do të zbulonte sekrete shtetërore.

Pas kësaj, deputetë të zemëruar iniciuan një debat për mosrespektimin e parlamentit. Projektvendimin për këtë e paraqiti partia opozitare laburiste. Me një shumicë prej 311 nga 293 vota, deputetët votuan në mbështetje të mocionit që qeveria i ka shkelur të drejtat e parlamentit.Si reagim ndaj disfatës në votim, qeveria bëri të ditur menjëherë se do ta publikojë të mërkurën plotësisht ekspertizën. Kritikë të Marrëveshjes së Brexitit besojnë se atyre duhen t’u mbajnë të fshehura informacione të rëndësishme për vlerësimin ligjor të marrëveshjes, përpara se të votojnë për të në 11 shtator.

Miratimi është i pasigurtë

Debati i caktuar për pesë ditë për marrëveshjen e daljes nga BE duhej të kish filluar që të martën. Por përballë rezistencës tej kufijve partiakë është gjithsesi e diskutueshme nëse May do të mbështetet nga një shumicë. Me dështimin e tanishëm në votim bëhet e qartë se ajo nuk mund të mbështetet në një shumicë të deputetëve.

Se cilat do të jenë pasojat që do të ketë vendimi i parlamentit, kjo është e paqartë. Teorikisht, disa anëtarë të qeverisë mund të dëbohen për një periudhë kohe nga parlamenti. dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>