Dodik kundërshton sanksionet amerikane kundër tij

dodiq1Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik

Lideri nacionalist serb i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka kundërshtuar sanksionet amerikane kundët tij, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë së Bosnjës që ta shpallë ambasadoren amerikane në Sarajevë si person të padëshiruar.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar më 17 janar se ka vendosur sanksione kundër Millorad Dodik, duke thënë se ai në mënyrë aktive po i pengon përpjekjet për implementim të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Gjatë konferencës së sotme në Banja Llukë, Dodik ka thënë se ai është “krenar” që është vënë në listën e zezë amerikane.

Ai ka thënë se sanksionet e verifikojnë se “nuk është i gatshëm që të tregtojë me interesin e Republikës Serbe”.

Dodik ka thënë se ambasadorja amerikane në Sarajevë, Maureen Cormack, është “armike e serbëve” dhe e pa dëshiruar në Republikën Serbe.

Ai i ka bërë thirrje ministrit të jashtëm boshnjak, Igor Crnadak, që ta shpallë Cormackun si person të padëshiruar në tërë Bosnjën.

Dodik ka thënë se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin do të përmirësohen pasi të nis detyrën presidenti i ri amerikan, Donald Trump më 20 janar. (rel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>