Dronët janë instaluar tashmë në çdo arsenal ushtrie, prandaj industritë e mbrojtjes në vende të ndryshme të botës po punojnë intensivisht për ndërtimin e mjeteve robotike tokësore dhe nënujore, duke u përpjekur të mos mbeten prapa të njëri tjetrit. Në vazhdim ju njohim me të ardhmen e robotëve luftarakë:
Ndërsa intelektualë të shquar dhe organizata të të drejtave të njeriut bëjnë vazhdimisht thirrje për ndalimin e plotë të të ashtuquajturve “robotë vrasës”, disa thonë se tashmë është tepër vonë.
Dronet-armë janë tani standart në çdo arsenal të ushtrisë, prandaj fokusi po zhvendoset në mjediset tokësore dhe nënujore.
”Sot të gjithë fluturojnë modele të ndryshme të mjeteve ajrore pa pilot me përmasa të ndryshme dhe kjo prirje po bëhet tepër serioze, sikurse sheh të hyjnë robotë gjysëm autonomë në industrinë dhe bizesnin e makinave komerciale, pra dhe ushtria nuk është e ndryshme nga fushat e tjera.”- thotë specialisti i firmës gjermane për ushtrinë.
Ky automjet i vogël robotik për të gjitha terrenet, i ndërtuar nga prodhuesi gjerman Rheinmetall, modifikohet me lehtësi për të mbajtur armë vdekjeprurëse. Prodhuesi i tij thotë se roboti do të jetë i aftë të dallojë miqtë nga armiqtë dhe se do t’u bindet komandave të operatorëve njerëzorë.
Grupe të të drejtave të njeriut, si “Human Rights Watch” kanë shprehur prej kohësh shqetësim lidhur me rrezikun e armëve robotike autonome.
“Një nga gjërat që na përmban nga barbarizmi në luftë, është dallimi midis luftëtarëve dhe civilëve. Na shqetëson fakti që një armë robotike nuk do të jetë në gjendje të bëjë dallimin mes një fëmije që ka në dorë një akullore dhe dikujt që mban armë.”- thotë zyrtari i “Human Rights Watch”.
Në botën e sotme të polarizuar, vendet e ndryshme kanë shqetësim për mundësinë e një kundërshtari, i cili do të ishte në gjendje të ndërtonte teknologji që u jep atyre avantazh në konflikt. Ekspertët thonë se përparimet në robotikë dhe në nanoteknologji mund t’i zhvendosin konfliktet në të ardhmen nën ujë, prandaj po bëhen kërkime të konsiderueshme në këtë drejtim.
“Bota drejtohet përherë e më tepër nga mjedisi ujor për burime natyrore; po ashtu po shqyrtohet mundësia për të operuar në një mjedis ujor; kjo thjeshtohet nga anijet autonome, që kryejnë një sërë veprimesh. Kërkohet që Marina Mbretërore të jetë në ballë të mendimit tekonologjik, për të realizuar sigurinë dhe mbrojtjen e nevojshme për mbështetjen e interesave britanike.”
Në fillim të vitit 126 themelues dhe drejtorë të më tepër se 100 kompanive robotike dhe të inteligjencës artificiale nga 28 vende të botës nënshkruan një letër të hapur, ku u bëhej thirrje qeverive që të marrin masa për ndalimin e plotë të armëve autonome. Por ende nuk janë marrë masa në këtë drejtim. (voa)