Erdogan: BE e pasinqertë për antarësimin

erdoganPresidenti Reccep Tayyip Erdogan tha sot se Bashkimi Evropian është zgjuar vonë për të kuptuar rëndësinë e Turqisë përballë krizës së refugjatëve. Udhëheqësi turk e akuzoi Bashkimin Evropian se është treguar i pasinqertë në bisedimet për antarësimin e Turqisë në BE:

Presidenti turk nuk tha nëse Turqia e ka pranuar një ofertë nga Bashkimi Evropian për ndihma që mund të arrijnë deri në 3 miliardë euro. Udhëheqësit evropianë e prezantuan fondin si mbështetje për planin e veprimit në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Zoti Erdogan la të kuptohej se Turqia nuk mund të blihet kollaj:

“Siguria dhe stabiliteti i Perëndimit dhe Evropës varen nga siguria dhe stabiliteti ynë. Perëndimi e ka pranuar tashmë këtë fakt”.

Presidenti turk e lidhi situatën aktuale me ambicjet e Turqisë për antarësim në BE:

“Pra nëse siguria nuk realizohet pa Turqinë, përse nuk e pranojnë Turqinë në BE? Ata thonë se bënë gabim me NATO-n, të mos bëjnë të njëjtin gabim me BE-në. Shnumë vende anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë njëjtësuar rregulloret dhe ligjet me ato të BE-së; ne jemi përpara shumë vendeve evropiane në aspektin ekonomik dhe kriteret e Kopenhagenit. Por për fat të keq ata s’po tregohen të sinqertë”.

Presidenti Erdogan tha se Evropa filloi ta kuptonte krizën e refugjatëve kur djali dy vjeçar sirian i mbytur në det të hapur, u soll nga dallgët në brigjet e Turqisë.

“Një vend thotë se do të strehojë 30-40 mijë refugjatë dhe ata propozohen për çmim Nobel. Nuk e kuptoj si ndodhin këto gjëra. Ne po strehojmë 2.5 milionë refugjatë, por asnjeri nuk do t’ia dijë, pasi Çmimi Nobel është një vlerësim me motivacione politike”.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka një vijë të përbashkët kufitare prej 900 km me Sirinë. Plani i veprimit synon të shtojë bashkëpunimin me Turqinë për të përmirësuar jetët e mbi 2 milionë refugjatëve sirianë në Turqi dhe për t’i dekurajuar ata që të mos tentojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore.

Megjithëse nuk është diskutuar shifra konkrete e fondit të ndihmës, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shuma arrin në 3 miliardë euro, një shifër që sipas zyrtarëve evropianë ishte kërkuar nga autoritetet turke dhe konsiderohej e arsyeshme për planet në diskutim. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>