Erdogan: Bota duhet të respektojë fitoren e AKP-së

Partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, fitoi shumicën e vendeve në parlament, por jo mjaftueshëm për miratimin e kushtetues së re që do t’i siguronte atij më shumë pushtet ekzekutiv

ErdoganPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se bota duhet të respektojë fitoren e partisë së tij për drejtësi e zhvillim (AKP) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilën ai e cilësoi si votim të popullit turk për stabilitet.

Zgjedhjet e së dielës rikthejnë qeverisjen një partiake në Turqi, vetëm pesë muaj pasi që AKP humbi shumicën parlamentare, për herë të parë pas më shumë se një dekade. AKP fitoi diç më pak se 50 për qind të votave duke siguruar kësisoj 316 vende në parlamentin 550 anëtarësh.

Partia kryesore opozitare CHP, fitoi rreth 25 për qind të votave, një dallim shumë i thellë me AKP-në sesa që ishte parashikuar.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, shprehu dëshirën për bashkim, në një fjalim para mbështetësve të tij në Ankara të dielën mbrëma. Ai bëri thirrje për “një Turqi të re ku politika është e normalizuar”.

Gjatë fushatës, nëse edhe pa dashje, ka ndonjë që i kemi thyer zemrën, e kemi fyer apo zemëruar, e lusim të na japë bekimin e tij”, tha ai.

Davutoglu përsëriti thirrjet për kushtetutë të re, një kërkesë e AKP-së që synon t’i jap presidentit Erdogan më shumë pushtet ekzekutiv. Sido që të jetë, edhe me shumicën në parlament, partia nuk ka vota të mjaftueshme për ta kaluar kushtetutën.

Votat e së dielës pasuan muaj tensionesh dhe humbje e aleancës me majtistët pro kurd, feministët dhe nacionalistet kurd. Lidhjet jo të drejtpërdrejta të opozitës me Partinë Punëtore Kurde, e shpallur e jashtëligjshme, u vu nën sulmet e presidentit Erdogan dhe aleatëve të tij gjatë fushatës para zgjedhjeve të së dielës.

Disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, Erdogan i quajti zgjedhjet si një mesazh për kryengritësit kurd në Turqinë Juglindore se “dhuna nuk mund të bashkëjetojë me demokracinë”.

Përveç, partitë kryesore opozitare CHP, liberalët e Partisë Demokratike pro kurde HDP dhe Partia Lëvizja Nacionaliste MHP, do të kenë ulëse në parlament.

Në korrik, krahu i armatosur i PKK-së, braktisi armëpushimin trevjeçar me Ankaranë, pasi që avionët e Turqisë sulmuan bazat e stërvitjeve ushtarake të grupit në Irakun Verior, ndërsa PKK po luftonin militantët e Shtetit Islamik. Ankaraja po ashtu bombardoi disa baza të PKK-së. Kryeministri Davutoglu tha se sulme do të vazhdojnë “për aq kohë sa ekzistojnë kërcënimet ndaj Turqisë”.

Muajin e kaluar, qeveria e Ankarasë fajësoi PKK-në për sulme vetëvrasëse në një tubim paqësor në Ankara, që la pas vetes mbi 100 të vrarë dhe mbi 160 të plagosur.

Votimet e së dielës u përmbyllen edhe me protesta në qytetin Diarbakir i banuar me shumicë kurdë. Forcat qeveritare të sigurisë përdorën gazin lotsjellës kundër protestuesve që hodhën gurë në mbështetje të opozitës pro kurde. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>