Facebook do të paguajë 5 milardë dollarë lidhur me përdorimin e të dhënave personale

FacebookRrjeti social Facebook ka rënë dakord të paguajë 5 miliardë dollarë lidhur me akuzat se kishte keqpërdorur të dhëna personale të përdoruesve.

Marrëveshja që u njoftua në një deklaratë të mërkurën nga Komisioni Federal i Tregëtisë, është më e kushtueshmja e arritur ndonjëherë me një kompani teknologjike lidhur me privatësinë e përdoruesve.

Si rezultat i marrëveshjes me qeverinë, Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg do të duhet të vërtetojë çdo tremujor dhe çdo vit se Facebook po merr masat e duhura për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve.

Marrëveshja përcakton gjithashtu ngritjen e një komisioni për privatësinë nga Facebook-u që do të merrte vendime lidhur me privatësinë dhe përdorimin e të dhënave. Në këtë mënyrë, rregullatorët u përpoqën të reduktojnë atë që e quajtën “kontroll të pafrenuar” nga ana e zotit Zuckerberg për të përcaktuar politikat e privatësisë të kompanisë.

Komisioni do të ishte përgjegjës për miratimin e zyrtarëve që do të punonin me zotin Zuckerberg për t’u siguruar që gjiganti i medias sociale do të respektojë rregullat dhe të dorëzojë certifkatat e plotësimit të kushteve.

Komisioni Federal i Tregëtisë hapi një hetim për Facebook-un vitin e kaluar, pasi u mor vesh se firma e konsulencës politike, Cambridge Analytica kishte pasur qasje në informacionit privat të miliona përdoruesve të Facebook-ut, pa autorizim.

Në veçanti, rregullatorët ishin të interesuar të hetonin nëse Facebook kishte shkelur një marrëveshje të vitit 2012 që e udhëzonte kompaninë të merrte miratimin e përdoruesve para se të ndante të dhëna personale me palë të tjera.

Marrëveshja e së mërkurës u arrit pas akuzave nga Komisioni Federal i Tregëtisë se Facebook e shkeli marrëveshjen e vitit 2012 duke përdorur “informacione dhe parametra mashtruese për të minuar preferencat e privacies së përdoruesve”.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>