Fati i emigrantëve pa dokumenta në SHBA

protesta usaNjë vendim i pritshëm i Gjykatës së Lartë në SHBA mund të trondisë trashëgiminë politike të Presidentit Barack Obama. Gjykata pritet të vendosë nëse do të pranojë të marrë në konsideratë çështjen ndaj urdhërit ekzekutiv të presidentit që mbron 4 milionë emigrantë nga deportimi. Nëse gjykata nuk e pranon çështjen, presidenti do të humbasë një prej programeve të tij madhore gjatë vitit të tij të fundit në detyrë.

Njerëzit këndojnë përpara godinës së Gjykatës së Lartë ku janë mbledhur nëntë gjykatësit, të cilët do të vendosin nëse do ta pranojnë çështjen për emigracionin. Njerëzit janë mbledhur për të mbrojtur fëmijët e tyre, bashkëshortët, madje edhe veten.

Brenda Barrios erdhi ilegalisht nga Guatemala në SHBA, dymbëdhjetë vite më parë. Djali i saj 3-vjeçar, Kevin, ka lindur këtu.

Së bashku me 4 milionë emigrantë të tjerë pa dokumenta, ata menduan se Presidenti Obama po i mbronte nga deportimi nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv të nënshkruar dy vjet më parë. Por, urdhëri është bllokuar nga gjykatat e nivelit të parë. Qeveria e ka apeluar çështjen në Gjykatën Supreme duke shpresuar konsolidimin e trashëgimisë së Presidentin për emigracionin.

“Nuk dua të më deportojnë. Dua të qëndroj këtu. Dua të punoj shumë për të drejtat e mia, si të gjithë njerëzit.”

“Njerëzit nuk mund ta kenë të drejtën të shkelin kufijtë tanë dhe pastaj të qëndrojnë,” thotë Dan Stein, i Federatës për Reformimin e Emigracionit.

“Protestuesit për përpiqen të detyrojnë Presidentit dhe Gjykatën Supreme që t’u lejojnë shkeljen e ligjeve. Por, mënyra amerikane e jetesës ka në thelb drejtësinë e barabartë. Kjo është vetë ëndrra amerikane.”

Republikanët në Kongres janë dakort me zotin Stein dhe kanë kundërshtuar miratimin e reformës për emigracionin. Rrjedhimisht, presidenti demokrat anashkaloi legjislativin dhe miratoi një urdhër ekzekutiv. Urdhëri trajton emigrantët pa historik penal dhe që kanë fëmijë të lindur këtu.

“Kemi ardhur jo thjesht nga dëshpërimi, por sepse ka qenë mënyra jonë e vetme e shpëtimit për të jetuar si qenie njerëzore.”

Nëse gjykata pranon, argumentat do të dëgjohen në muajin prill dhe një vendim do të jepet në qershor, disa muaj përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Obama. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>